Nga: Leutrim Sahiti
Kosova edhe 17 vjet pas luftës së fundit po përballet me probleme të shumta, të cilat shtetin po e bëjnë të brishtë dhe të pafuqishëm për t’u ballafaquar me sfidat që po kalon si brenda, ashtu edhe në raport me politikën ndërkombëtare.
Niveli i lartë i korrupsionit e nepotizmit është i pranishëm jo vetëm në institucionet qendrore e lokale, por edhe në institucionet publike, madje edhe në ato institucione që do të duhej ta luftonin atë, si mediet, shoqëria civile, gjykatat e universitetet.
Sot në institucionet tona, si në ato qendrore e lokale, për të ardhur deri tek vendi i punës, duhet të kesh raporte familjare apo miqësore me njerëzit e pushtetit. Pra, mënyra e funksionimit në institucionet tona është e tillë që grupet e ndryshme luftojnë secila për interesat e tyre dhe janë shumë inkluzive – nëse nuk ke marrëdhënie miqësore është e pamundur të depërtosh e të bëhesh pjesë e vendim-marrjes. Kjo është logjika e institucioneve tona. Madje, as në parti politike, sado që sjellë përkrahje për partinë, nuk mund të depërtosh nëse nuk je pjesë e grupit udhëheqës.
Janë qytetarët ata që në shumicën e rasteve i detyrojnë të korruptohen qeveritarët e zyrtarët tjerë, si këmbim për përkrahjen që i kanë dhënë në zgjedhje, e kjo ndodhë sepse vota tek ne llogaritet si mjet këmbimi, ku qytetari e voton politikanin në këmbim të dhënies së tenderëve, vendit të punës, apo favoreve tjera.
Pra, shumica e qytetarëve sot më shumë vlerësojnë njerëzit e korrupsionit e nepotizmit sesa intelektualët që kërkojnë përkrahjen nga qytetarët në mënyrë legale pa propaganda e premtime joligjore, ndaj institucionet tona sot janë pasqyrë e vetëdijes sonë politike e qytetare.
Por, edhe më tragjike është fakti që gjendje e njëjtë është edhe në medie, të cilat sot më shumë i ngjajnë zyrave të zëdhënies së partive politike, sesa medieve të pavarura me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve.
Sot, nëse dëshiron të punësohesh apo të jesh i ftuar në ndonjë emision televiziv, duhet të kesh familjarë apo miq që punojnë ty. Njëjtë ndodhë edhe në institucionet arsimore, e në shoqëri civile, ku niveli i nepotizmit është i lartë dhe kjo vërtetohet edhe me grupacionet brenda universiteteve, e ku punësimi ndodhë më shumë në bazë të lidhjeve familjare apo miqësore sesa sipas meritave që kanë kandidatët.
Edhe pranimi i kandidatëve në organizata joqeveritare bëhet me nepotizëm, të ndikuar nga politika e me mungesë të lirisë së veprimit, si kushtëzim për marrjen e përkrahjes financiare nga politika.
Logjika e nepotizmit ka depërtuar edhe atje ku kurrë s’do të duhej as të flitet për këtë dukuri.
Janë institucionet fetare ato që sot veprojnë me logjikën e njëjtë. Grupet e ndryshme dhe lufta për pushtet mes tyre dëshmon që si shoqëri vuajmë nga lufta për pushtet e ndikim tek të tjerët.
Të gjitha këto raste dëshmojnë që nepotizmi është transformuar në “vlerë” në shoqërinë tonë dhe se luftimi i korrupsionit e nepotizmit duhet të luftohet në çdo sferë të jetës shoqërore e politike në vend, duke punuar me gjeneratat e reja, në edukimin e drejtë të tyre për të krijuar një shoqëri me kushte të barabarta për të gjithë qytetarët, larg nepotizmit e korrupsionit.
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...