Regjisori fitues i çmimit Oskar, shpreson që dokumentari i tij më i fundit, gjithashtu i nominuar nga akademia e çmimeve, do të mund të sjellë ligje dhe rregulla më të forta kundër vrasjeve për nder, në Pakistan, një praktikë përgjatë të cilës kanë humbur jetën qindra gra e burra vit pas viti.
Filmi, që tregon historinë e një gruaje të re që i shpëtoi përpjekjes së të atit për ta vrarë dhe përpjekjes së xhaxhait për ta martuar me një burrë të panjohur, u nominua në muajin janar për çmimin Oskar, duke promovuar kështu edhe përpjekjen ndaj kryeministrit të pakistanit, për të hartuar dhe miratuar një ligj më të ashpër kundër kësaj praktike.
Më shumë se 500 burra dhe gra kanë humbur jetën në vitin 2015, në ato që njihen si vrasje për nder, sipas Komisionit për të drejtat e njeriut, në Pakistan.
Shumë nga këto krime, janë kryer dhe marrë përsipër nga vetë të afërmit, që thonë se shumica e femrave të paktën, kanë turpëruar familjen dhe për këtë e kanë merituar vdekjen. E megjithatë sipas vëzhguesve të Komisionit, ata nuk janë ndëshkuar, përkundrazi vazhdojnë jetën e tyre.
“Mund të shkosh në qytete të vogla apo fshatra përqark Pakistanit dh e shumë kollaj mund të gjesh njerëz që mendojnë se vrasja për nder nuk quhet dhe nuk konsiderohet krim sepse askush nuk shkon në gjyq për këtë. Ndaj, dua të nis një diskurs kombëtar për vrasjet për nder sepse njerëzit duhet të kuptpjnë një herë e mirë se ky është një krim serioz. Kjo nuk është pjesë e besimit tonë apo kulturës sonë por një fenomen që duhet të trajtohet si vrasje dhe për këtë njerëzit duhet të shkojnë në burg, tha Obaid Chinoy gjatë një interviste për Reuters në Karachi gjatë kësaj jave.
Filmi i Obaid Chinoy, “Një vajzë në lumë, çmimi i faljes” që do të shfaqet për publikun në muajin mars, rrëfen një histori për 19 vjeçaren Saba nga provinca Punjab, në Pakistan.
Pasi u martua me një burrë që familja ja kishte ndaluar, babai i Sabas dhe xhaxhi i tij e rrahën atë, e qëlluan në fytyrë dhe e hodhën në lumë, duke e lënë aty, duke e menduar për të vdekur.
Por Saba mbijetoi , dhe është e vendosur që sulmuesit e saj të paguajnë, që të triumfojë drejtësia, e ky sipas regjisorit duhet të jetë edhe qëllimi, presion mbi këtë komunitet.
Babai dhe xhaxhi i saj u arrestuan dhe shkuan në burg ndërsa Saba iu kërkua me ultimatum që ti falte agresorët e saj, një mundësi sipas ligjit në Pakistan, që i jep mundësi edhe një herë agresorëve të akuzuar, edhe në rastin e një tentative vrasjeje.
Sipas regjisorit të njohur, një ndryshim i ligjit, një përforcim i tij mund të reduktojë ndjeshëm në numrin e vrasjeve për nder në Pakistan.
“Presioni mund të ndryshojë edhe mënyrën e të menduarit dhe më pas të vepruarit në Pakistan. Në rastin e Saba, sipas këtyre ligjeve ekzistuese dhe sigurisht për shkak të presionit të vazhdueshëm, vajza u detyrua të falë babain dhe xhaxhain. Kjo më suprizoi, më shokoi më shumë se gjithcka. Dhe është ligji me këtë hendek të madh, ai që lejon që kjo histori të vazhdojë ende sot” tha Obaid Chinoy.
Një akt që mund të amendojë ligjin përqark pakistani kaloi vitin e shkuar në një dhomë të parlamentit por dy të tjerat nuk e kaluan, ende për arsye të paqarta, tha Sughra Imam, një ish deputet që prezantoi projektligjin.
Të dy, Saba dhe Obaid Chinoy shpresojnë që vëmendja që filmi ka tërhequr në Pakistan, përfshirë edhe vëmëndjen maksimale të kryeministrit Naëaz Sharif, mund të ndikojnë në forcimin e ligjit.
“Për mua, fitorja më e madhe e filmit “Vajza në lum” do të jetë vlerësimi dhe përkrahja e Kryeministrit” tha ajo.
Pasi filmi u nominua nga Akademia e Çmimeve “Oskar”, kryeministri Sharif përgëzoi regjisorin Obaid Chinoy dhe ju drejtua qeverisë së tij që të angazhohen realisht për të zhdukur përfundimisht këtë të keqe të vrasjeve për nder, duke i dhënë qytetarëve legjislacionin e duhur.
Edhe pse ende nuk është e qartë specifikisht sesi Sharif ka propozuar një ndryshim të legjislacionit ekzistues, Obaid Chinoy tha se reagimi i kreut të qeverisë ishte vërtet suprizues.
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...