Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, priti sot në një takim, D’Aelo Pietro Ivanoch nga Società a Archeologica del Centro Italia, një kompani e specializuar dhe profesionale në fushën e trashëgimisë kulturore, e cila vepron në Itali dhe në vende tjera.
Ministri Shala e falënderoi D’Aelo Pietro Ivanoch për vizitën në Kosovë dhe u shpreh i gatshëm të krijojë lehtësira për bashkëpunim profesional në fushat përkatëse, veçmas me institucionet vartëse profesionale të MKRS-së.
Po ashtu, ministri Shala u shpreh i gatshëm të mbështes veprimtarinë e kësaj shoqërie në Kosovë, përbrenda kornizave ligjore, duke shtuar se trashëgimia kulturore, është interes i Kosovës dhe si e tillë e ka kujdesin e veçantë të MKRS-së.
Ndërkaq D’Aelo Pietro Ivanoch u shpreh se SACI është një shoqëri profesionale që vepron në shumë vende dhe mund të ndihmojë trashëgiminë kulturore të Kosovës, me epike profesionale, nëpërmjet lobimit për projekte të ndryshme, krijimit të mundësive për të realizuar ekspedita arkeologjike dhe për të afirmuar turizmin kulturor të Kosovës.
Po ashtu, D’Aelo Pietro Ivanoch u shpreh se SACI mund të gjejë mundësi për të ndihmuar institucionet e trashëgimisë kulturore të Kosovës dhe të rinjtë tjerë, në fushën e shkollimit dhe të avancimit profesional nëpër vende të ndryshme të Evropës.
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...