Një kafene e robotizuar u hap në Tokio, ku klientët mund shijojnë një bashkëbisedim me robotin e quajtur Rob.
Njihuni me robotin Rob.
Është vetëm 35 centimetra i gjatë dhe peshon vetëm një kilogram, por është në këtë kafene i zoti i shtëpisë, dhe ka aftësinë të kërcejë dhe të flasë.
E gjithë kafeneja është e fokusuar rreth Robit, shpjegon Yujin Kimura, menaxher i firmës DeAgostini Japan.
“Donim që më shumë njerëz të njiheshin me robotin Rob. Kështu që na erdhi ideja e hapjes së kësaj kafeneje në mënyrë që njerëzit të vijnë dhe të ndërveprojnë me të.”
Kafeneja e ndodhur në zonën e njohur Ginza, të Tokios, ofron ushqim dhe pije të dekoruara me imazhet e robotëve.
Megjithëse kemi parë në të kaluarën shumë robotë kamarierë dhe kuzhinierë në Japoni, roli i Robit është vetëm ai i argëtuesit, ndërsa shërbimin dhe gatimin e kryejnë ndihmësit e tij njerëzorë.
“Po bëhet e disponueshme tashmë teknologjia që u mundëson robotëve të kenë komunikim të natyrshëm ose emocional me njerëzit. Kështu që mendoj se në të ardhmen robotët mund të marrim më shumë role që tani kryhen nga njerëzit”, thotë Yujin Kimura.
Roboti i dizenjuar nga Tomotaka Takahashi i Universitetit të Tokios, po shitet nga firma prodhuese e lodrave “Takara Tomy” dhe shpërndahet nga firma “DeAgostini Japan”, në formën e një lodre që klientët mund ta montojnë vetë. Rob kushton rreth 1500 dollarë.
Kafeneja robotike do të qëndrojë e hapur për klientët për tre javë.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...