Google ADS

Familja bie në një gropë të madhe, shpëtohen nga kalimtarët

09:38 | 8 Shkurt 2016
Arbresh.info

Një video dramatike tregon momentin kur kalimtarët mundohen të tërheqin një familje prej tre anëtarëve me litar, pasi që makina e tyre është gëlltitur nga një gropë e madhe, transmeton arbresh.info.

Sipas Daily Mail, familja po udhëtonin përmes Trujillo, Peru kur një gropë e madhe rreth 5 metra e gjerë u shfaq papritmas nën makinën e tyre në rrugë.
Videoja tregon momentin e pabesueshëm kur një grup kalimtarësh rrezikonin jetën e tyre për të shpëtuar familjen.

Njëri nga shpëtimtarët shihet duke tërhequr litarin i cili ishte i lidhur në derën e përparme të veturës
Ai më pas ka hapur derën e makinës, ndërsa ekipet e shpëtimit e kanë ndihmuar pjesën tjetër të familjes duke ju ndihmuar të ngjiten dhe të dalin nga vetura e tyre.

Gropa besohet të jetë shkaktuar për shkak reshjeve që kishin qenë gjatë javës së kaluar.
Falë zotit këta njerëz qëlluan afër dhe ndihmuan këtë familje të dalë nga gropa./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme