Twitter mbyll 125,000 llogari të dyshimta

16:21 | 6 Shkurt 2016
Arbresh.info

Rrjeti social Twitter ka mbyllur më shumë se 125,000 llogari për kërcënime ose promovim të akteve terroriste, shumica të lidhura me Shtetin Islamik.

Llogaritë janë mbyllur gjatë tetë muajve të fundit pas presionit të qeverisë amerikane për të qenë më proaktiv, transmeton arbresh.info.

Twitter ka përdorur teknologjinë e bllokimit për të gjetur llogaritë.

Shteti Islamik është i njohur për përdorimin e medies sociale si formë radikalizmi të rekrutëve të rinj, duke e nxitur kështu Twitterin të rris numrin e ekipeve që kujdesen për këto rishikime./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme