Google ADS

Apple do t’i blejë iPhone-ët e thyer

23:17 | 5 Shkurt 2016
Arbresh.info

Apple do ti blejë iPhone-at e thyer të njerëzve dhe ti riciklojë ata, të paktën kështu raportohet.

Kompania është duke e zgjeruar skemën e saj për Ripërdorim dhe Riciklim në mënyrë që tua bëjë të mundur njerëzve ti shesin telefonat e tyre të prishur dhe të blejnë të ri, raporton 9to5mac.

Kjo praktikë e kompanisë ka kohë që praktikohet, përdoruesit kanë mundësi që ti shesin telefonat e tyre të vjetër dhe të marrin telefona të rinj, por prej tani ata mund ti shesin edhe telefonat plotësisht të thyer./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme