Brendet e teknologjisë zënë renditjen e lartë në mesin e 500 më të shtrenjtëve në botë, thotë “Global Finance Brand”.
“Apple” është e vetmja kompani, e cila është vlerësuar në më shumë se 100 miliardë dollarë, saktësisht me 145.9 miliardë.
“Medaljen e Argjendtë” dhe vendi i dytë është zënë nga “Google” me një vlerësim prej 94 miliardë dollarësh, i treti është “Samsung” me 83 miliardë dollarë.
Top 5 plotësohet me gjigantin e internetit “Amazon.com” dhe “Microsoft”, të cilët janë vlerësuar 69 e 67 miliardë dollarë.
Rritja më e lartë në vlerësimin e markës është regjistruar në “Wells Fargo” (26%), “Amazon” dhe “Google”, respektivisht 24 dhe 23 për qind. “Toyota”, “BMW” dhe “Mercedes” janë prej markave më të shtrenjta të automobilave, ndërsa “Allianz” është renditur në vendin e 44-t dhe në krye në mesin e kompanive të sigurimit.
Kurti viziton familjen e heroit, Afrim Bunjaku në njëvjetori...
Kurti: Nderojmë e kurrë nuk harrojmë sakrificën e heroit Afr...
Osmani: Afrim Bunjaku ra dëshmorë për të treguar edhe një he...
Rama ndan projektin e shkollës profesionale “Arben Broci” në...
Zelensky: Jemi afër përfundimit të luftës
Një vit nga sulmi në Banjskë, Sveçla: Serbët po përgatiten t...