Google ADS

Tabela e re: Kujdes njerëz që ecin dhe shohin celularët!

07:32 | 5 Shkurt 2016
Arbresh.info
Zhvillimi dhe ritmi i jetës sonë vitet e fundit duket se po përcaktohet gjithnjë e më shumë nga zhvillimi i teknologjisë. Teknologjia duket se po ndikon, po ndryshon dhe sinjalistikën e tabelat rrugore.
Fokusimi i njerëzve mbi ekranet e celularëve të tyre, iPad-ëve e aparateve të ndryshëm smartphone, ka bërë që autoritet përkatëse në Suedi të vendosin në rrugë kryesore tabelën “Kujdes mund të përballeni me njerëz që nuk e kanë mendjen në rrugë”.
Numri në rritje i incidenteve të këtij lloji, çoi në marrjen e vendimit të mësipërm dhe i paralajmëron drejtuesit e automjeteve të tregohen të kujdesshëm pasi këmbësorët nuk janë të tillë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme