“The Hard Rock Cafe” feston 45 vjetorin që kur hapi dyert e saj për publikun në qendër të Londrës, me një shfaqje ikonike të mbarë historisë së muzikës.
Fansat e muzikës që ndoqën shfaqjen ‘Hard Rock Couture’, patën mundësinë të shohin nga afër edhe sendet e përdorura dhe veshjet e këngëtarëve të njohur si Madona, The Beatles apo Elvis Prestley apo edhe të artistëve të ditëve moderne si katy Perry apo Lady Gaga.
“Epo, kemi një koleksion prej 80 mijë sendesh personale. Donim vërtet që të përfaqësonim historinë ndër vite. Ndaj, kjo shfaqje tregon progesin ndër vite. Duke nisur me Paul McCartney e Jimi Hendrix, duke lëvizur drejt viteve ’80 me Madoninë e Quenn e më pas në vitet 90 me “The Killers” apo në shekullin e 21 me Lady gaga e Rihanna. Janë emra legjendarë. Janë emra të mëdhenj. Dhe realisht këtu shfaqet edhe moda ndër vite” tha Narissa O’Moore, e cila u kujdes për organizimin e kurimin e këtij eventi.
O’Moore tregoi edhe një korse, krijim të Jean Paul Gaultier të veshur nga madona në shfaqjen e saj të viti t 1990, të turit “Ambicia e bjondes”.
Një anëtare e stafit, që është pjesë e tij që në kohën kur “Hard Rock caffe” u hap për herë të parë, është Rita Gilligan, e cila nisi fillimisht punë aty si kamariere dhe i ka shërbyer yjeve botërore si John Lennon dhe Paul McCartney.
Tani, 45 vjet pasi ka punuar për Hard Rock, që në moshën 29 vjecare, Gilligan tha se ky vend ka ndryshuar jo vetëm jetën dhe perceptimin e saj për jetën por mbarë kulturën në këtë zonë të Londrës.
“Fillimisht e morrën këtë vend me qera, besoj se për 3-6muaj e parë. Dhe zona ku ishim, madje zona ku jemi akoma sot, është një zonë ku cdokush mund të vishet si të dojë, me pallto, me kostum, si mbretëresha Elizabetë apo si hipi. Njerëzit vinin nga kudo, ky vend frekuentohej kryesisht nga amerikanë, me xhinse, me flokë të gjatë. Madje në atë kohë, kur të gjithë ishin të dashuruar me drogën dhe muzikën rock and roll, mendonim se nuk d o të funskionte kurrë. Ndaj na u desh të ndryshonim kulturën, për tju përshtatur kohës. Cfarë mund të bënim ndryshe?” tha ajo.
Andy Zanini i cili punon si mikëpritës i klientëve dhe që ka ndihmuar edhe në orgamizimin e tureve për koleksionin e kujtimeve, pjesë e Hard Rock, tregon një kitare të përdorur nga Eric Clapton në këngën e vitit 1968 “Anyone for tennis”.
“Kemi pjesë të koleksionit një kitare speciale të Eric Clapton. Është një kitare akustike nga albumi “Goodbye Cream”. Është shumë interesante. Kemi edhe sende të Madones. Të gjithë e pëlqejnë Madonën”.
Ekspozita e “Hard Rock Couture” do të qëndrojë e hapur në Londër deri më 10 shkurt.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?