Google ADS

Mbi 20 firma italiane do të promovojnë produktet e tyre në Kosovë

12:26 | 4 Shkurt 2016
Arbresh Info

Operatorët ekonomikë, por edhe konsumatorët në Shqipëri dhe Kosovë përmes panairit Expo South Italia do të kenë mundësi që këtë muaj të njihen me risitë e kompanive nga jugu i Italisë.

Me iniciativën e zyrës së agjencisë për promovimin dhe ndërkombëtarizimin e firmave italiane në Tiranë, mbi 20 firma italiane do të promovojnë produktet e tyre në tri qytete të ndryshme në Shqipëri nga data 4-18 Shkurt dhe në Kosovë përkatësisht në Prishtinë dhe Gjakovë në pesë qendra tregtare të ndryshme nga data 6-14 Shkurt, transmeton portali arbresh.info.

Firmat janë nga Calabria, Campagnia, Puglia dhe Sicilia dhe do të ekspozojnë produktet e tyre nga sektorët e veshjeve, aksesorëve, këpucëve dhe artikujve për shtëpi.

Ciaoberto, Grand Store, Minimax, dhe Nertili në Gjakovë janë qendrat tregtare ku do të bëhet promovimi i produkteve italiane, shkruan portali arbresh.info.

Italia është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë ngase shkëmbimet tregtare në mes tyre zënë 37 për qind të totalit (mbi 2 miliard euro) ndërsa shkëmbimet tregtare në mes Italisë dhe Kosovës zënë 11 për qind të totalit (mbi 300 milion euro).

Njoftimi zyrtar për mbajtjen e panairit Expo South Italia në Kosovë do të bëhet nesër në ambientet e Ambasadës së Italisë në Kosovë përmes një konference për media e cila do të mbahet duke filluar nga ora 12:00./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme