Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi sot ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Francës në Prishtinë, Maryse Daviet. Ministri Krasniqi e njoftoi ambasadoren për të arriturat në sektorin e bujqësisë gjatë vitit 2015 dhe prioritetet për këtë vit, derisa ambasadorja Daviet ka rikonfirmuar mbështetjen për sektorin e bujqësisë në Kosovë.
Sipas komunikatës, ministri Krasniqi ka thënë MBPZHR-ja është në përfundim të hartimit të programit të këtij viti, përmes të cilit do të zgjerohet mbështetja për shumë kultura bujqësore në funksion të zhvillimit dhe qëndrueshmërisë se mëtejme të agrobizneseve vendore.
“Përmes kësaj mbështetje, ministri tha se po arrijnë që të krijojnë kushte më të favorshme për prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore, gjë që po ndikon në shtimin e cilësisë dhe konkurrencës së këtyre prodhimeve”, thuhet në komunikatë.
Ndërkaq, nga ana e saj, ambasadorja, Maryse Daviet, ka vlerësuar punën e ministrisë në drejtim të fuqizimit të sektorit të bujqësisë dhe rikonfirmoi mbështetjen për Kosovën, dhe tha se në fokus do të jetë edhe bujqësia, si sektori kryesor për zhvillimin ekonomik.
Po ashtu, Daviet ministrit Krasniqi i dorëzoi ftesën zyrtare të ministrit france z Stephane Le Foll për të marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë, që mbahet në Paris në këtë muaj.
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Policia në Mitrovicë shpërndan fletushka me mesazhe vetëdije...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorim...
Arrestohet serbi i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it vitin e k...
Ministria e Kulturës kundërshton Komunën e Prishtinës: Pjesa...