Zyrtarët në Shangai bënë të ditur kanë zbuluar të paktuara në disa kuti kartoni më shumë se 2 mijë breshka, të madhësive të ndryshme, mes tyre edhe disa breshka që konsiderohen specie në zhdukje.
Një kompani ndërkombëtare peshkimi në Shangai deklaroi importin e 8 kutive me gaforre, që peshonin 221 kg, nga indonezia. Stafi zbuloi pas një kontrolli se çfarë gjendej në këto kuti.
“Ne i hapëm kutitë, zbuluam garrofe në pjesën e sipërme dhe nën to një numër të madh breshkash. I numëruam dhe rezultuan më shumë se 2 mijë breshka” tha Vu Bin, drejtues i departamentit të kontrollit në Aeroportin Ndërkombëtar të Shangait.
Vu tha se ka nisur tashmë një hetim për këtë ngjarje dhe se breshkat janë dërguar të gjitha në një kopsht zoologjik në Shangai.
Vlera totale e breshkave, nëse do të shiteshin në treg, arrinte deri në 2 milionë dollarë.
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...