Nga: Gëzim Mekuli
Kudo në fjalimet përkujtimore, që organizohen nëpër institucionet e Europës perëndimore, theksohet se, “çlirimi i tokës europiane u bë nga luftëtarët trima, të cilët luftuan kundër nazizmi gjerman. Secilën herë në shtypin gjerman, norvegjez, suedez dhe atë anglez, ka shumë artikuj, reportazhe e fjalime përkujtimore për të rënët, heronjët dhe për luftëtarët që dhanë jetën e tyre duke luftuar kundër pushtetit nazist gjerman.
Çdoherë nënvizohet se, cili ishte armiku. Kundër cilit armik e agresion luftuan heronjët dhe luftëtarët e rëne; Theksohet gjithmonë se, “këta ranë për çlirimin nga Gjermania e NSPAD-së së Hitlerit. Dhe, kjo është normale, e pritshme dhe e domosdoshme. Kjo duhet të bëhet për hatër të historisë, për sinqeritetin ndaj gjeneratave që vinë e për mësim të gjeneratave të reja gjermane, që kjo e zezë të mos përsëritet më në tokën e tyre.
Të nderuar lexues,
Çfarë po ndodhë tek ne, sot, me rastin e përkujtimit të të rënëve, luftetarëve të UÇK-së që dhanë jetën për clirim nga Serbia dhe për liri komëtare nga Beogradi?
A e patë se si pushteti dhe mediat e pushtetit asdhenjëherë nuk e nënvizuan se kundër cilit pushtet okupues luftuan heronjët e UÇKsë.
A e dëgjuat sesi gazetaria e pushtetit nuk e theksoj se nga na erdhën pushtuesit? Nuk ka shtet e, as komb, pushtuesi që ne e luftuam. Kush ishin këta ore? Kundër kujt luftuam ne, o babi, më pyeti Noka, sot?
Pushteti frikësohet të theksoj se okupuesi ishte shteti serb; Të tregoj se ishte Serbia ajo që na vrau e na dogji. Kryeinsitri ynë dhe e tërë garnitura e tijë, nuk e përmenden, sot, fjalën e as togëfjalëshin e saktë historik: “këta dhanë jetë kundër okupatorit Serb”. Këta nuk e folën kurrë fjalën se “këta ranë për liri, liri të cilin na e mohoi shteti i Serbisë dhe Beogradi”!
A është e mundur kjo, të dashur lexues?
Pushteti-Qeveria e Prishtinës, përmes gjuhës dhe fotografisë, që këta po e prodhojnë, duan që t’a rehabilitojnë shtetin e Serbisë dhe politikat e tyre. Këta “barbiministra” duan që ne, pra shqiptarët, “t’a arsyetojmë” apo edhe “t’a mirëkuptojmë” gjenocidin serb, të ndihmuar nga akademikët dhe kisha ortodokse serbe.
Kjo që po ndodhë në hapësirën tonë publike është e paparë. Kjo ndrydhje psikologjike që po zhvillohet sot në Kosovë është e padëgjuar; Tentohet, që përmes gjuhës, fjalës e fotografisë, të ndryshohet historia, kujtesa si dhe vlerësimi kolektiv shqiptarë ndaj politikave terroriste serbe!
Edhe pas 70 vitesh, sot, ne lexojmë, shofim e dëgjojmë se, ishte gjermania e Hitlerit ajo që dogji mbi 50 milion njerëz të pafajshëm; gjithandej në Europë e deri në Afrikë. Ku jemi ne sot? Pse frikësohet pushteti të thot se Heronjët e Kosovës: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha, Adem Jashari, Fehmi Lladrovci, Luan Haradinaj, Abeja, Xhevë Lladrovci, e gjithë ata civil e heronj shqiptarë, dhanë jetën e tyre duke mbrojtur lirinë dhe Kosovën nga pushteti fashist serb i Millosheviqit?
Se ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, dhe kryeminsitri Isa Mustafa nuk guxojnë ta thonë ketë të vërtetë sot, kjo nuk të befason. Më befason heshtja e intelektualëve!
Po, tanimë fjala “serbi”, në gojën e politikave të pushteti, është zëvendësuar me fjalën “opozitë”. Sipas pushtetit, dhe mediave të saja, fitohet përshtypja dhe bindja se, rreziku Kosovës nuk “i vie nga Serbia por nga Opozita”.
Pikëlluese, por njëkohësisht syhapëse, kjo retorika e pushtetarëve tanë
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë