Gjenden rrënojat e anijes 4,000 vjeçare

10:44 | 1 Shkurt 2016
Arbresh.info

Hulumtuesit turk kanë zbuluar rrënojat e një anije 4,000 vjeçare në gjirin Marmaris Hisarönü në Mesdhe, si pjesë e një projekti të kryer nga Instituti i Shkencave Detare në Universitetin Dokuz Eylül.

Profesor Abdurrahman Harun Özdaş, nga Universiteti Dokuz Eylül ka thënë që anija e mbytur 4,000 vjeçare është më e vjetra e këtij lloji që gjendet në Turqi, transmeton arbresh.info.

Anija e gjetur mendohet të jetë përdorur për tregti dhe është nga civilizimi Minoan, i cili ka ekzistuar rreth viteve 3650 deri më 1400 p.e.s.

Është raportuar gjithashtu se ky projekt ka gjetur mbi 20 porte të zhytura në ujë dhe mbetje arkitektonike, që datojnë nga Epoka e Bronzit deri te periudha Osmane./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme