Nga: Kaltrina Pajaziti
E di që secili nga ju do te thotë: “E kam dite bre!?”
Nuk është hera e parë që po shkruaj në lidhe më mediet sociale, por kësaj here do të trajtoj diçka tjetër. Sot pash një foto që ishte shpendër nga dikush që mendova se nuk do të shpërndante diçka pa i konsultuar burimet, meqë ishte gazetar i famshëm. Ishte një nga ato fotot “Like” ose “Share” (pëlqeje ose shpërndaje) të një pacienteje që dukej se ishte me kancer (pasi që edhe shkrimi kështu thoshte): “Share=7 euro; Comment=3 euro; Like=1 euro”.
Të them të drejtën më bëri që të filloj dhe të bëj disa hulumtime të thjeshta në lidhje me këtë, edhe pse në mendjen time e dija që diçka e tillë nuk mund të ishte e vërtetë. Por, si shume nga ju, edhe unë thash “çka nëse është”, andaj fillova të lexoj më shumë në lidhje me këtë temë.
Një artikull I botuar në CNN, nga Goug Gross (22 Janar 2014), tregon në fakt se si pëlqimet dhe shpërndarjet e një postimi nuk i ndihmojnë të sëmurit dhe se shumat monetare që mblidhen si rezultat i atyre shpërndarjeve asnjëherë nuk përfundojnë në duart e atyre për çfarë edhe thonë këto postime. Këto i ndihmojnë vetëm ata që njihen si “scamers”. Në mes tjerash, në këtë artikull thuhet se këto veprime në të shumtën e rasteve shpërndahen dhe shkojnë “viral” pa lejen e personit, ose të familjarëve të tij, dhe se shpesh ata as nuk janë ne dijeni për një gjë të tille. Kjo nuk i ndihmon personat e sëmurë ose të varfër, as fëmijët në Afrike, por ndihmon vetëm personat të cilët mundohen të përfitojnë nga fatkeqësia e tjetrit.
Krijimi i këtyre faqeve ose fotove, thuhet më tutje në këtë artikull, mund edhe të përmbajnë viruse të ndryshme të cilat dëmtojnë pajisjet tuaja elektronike.
Për të kuptuar edhe më shumë në lidhje me vërtetësinë e këtyre postimeve, vendosa të hulumtoi edhe me tutje, duke kontaktuar “Facebook contact page” për një përgjigjej më të saktë. Ajo që gjeta ishte se vërtet këto postime nuk ndihmojnë personat për te cilat dedikohej ajo faqe, dhe stafi i Facebookut sugjeronte që këto faqe të raportohen si “spam/scam”.
Edhe pse shume nga ne e dimë që një gjë e tille nuk është e vërtet, në ndërdijen tonë është diçka që na thotë: “Çka nëse është e vërtetë? Mua ç’më kushton që të bëjë një “Like” ose “Share” që të ndihmoj dike?” Por, nëse diçka tingëllon shumë e mirë, për të qenë e vërtet, sigurisht që nuk është e vërtet. Nëse një foto e një të sëmuri është duke u shpërnda pa lejen e tije ose te familjes, mendoj që nuk kontribuon në lehtësimin e dhimbjes. Përkundrazi, e shton atë.
Andaj duhet të jemi më të kujdesshëm se çfarë shpërndajmë në mediet sociale, në mënyre që me aktet tona (krejtësisht të paqëllimshme) të mos lëndojmë e as dëmtojmë dikën.
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...
Hoxha: 20% më shumë buxhet se viti i kaluar për Ministrinë e...
Hoteli në Prishtinë vjedh 21,000 euro energji elektrike, KED...