26 pyetjet që Apple u ka bërë të interesuarve për punë në intervistë

10:17 | 31 Janar 2016
Arbresh.info

Apple është njëra prej kompanive më sfiduese dhe më tërheqëse për të punuar dhe nuk është çudi se të punësohesh në këtë kompani nuk është dhe aq e lehtë.

Ja disa prej pyetjeve të cilat u janë bërë aplikantëve për punë në intervista.

  1. “Shpjegoja një 8-vjeçari se çka është një modem/ruter dhe funksionet e tyre”
  2. “Cili është shoku yt më i mirë”
  3. “Nëse i keni dy vezë dhe doni të dini se nga cili kat mund të thehet veza po të gjihet, si do ta gjenit? Cila është zgjidhja?
  4. “Përshkruani një problem interesant dhe si do ta zgjidhnit”
  5. “Sa fëmijë lindin çdo ditë”
  6. “I keni 100 monedha në tavolinë, secila ka dy anë. 10 prej tyre iu shihet numri, 90 të tjerave stema. Ju nuk mund ta ndjeni apo ta shihni se në cilën anë janë të vendosura monedhat. Ndani ato në dy grupe në mënyrë që secila të ketë po aq monedha me stemë sa ka edhe me numër.”
  7. “Përshkruani veten, çfarë ju tërheq”
  8. “Nëse do t’ju punësonim, në çka do të donit të punonit?
  9. “Janë 3 kuti, njëra ka vetëm molla, tjetra vetëm portokaj dhe e treta edhe molla edhe portokaj.-transmeton arbresh.info. Kutitë janë pa emër prandaj nuk dihet se cila çka përmban. Të hapësh vetëm një kuti pa e parë atë dhe të marrësh një fryt. Duke e parë frytin a mund ta dini se cila kuti ka qenë ajo?”
  10. “Skenar: Jeni duke u marrë me një kliente të nevrikosur e cila po priste për ndihmë qe 20 minuta. Ajo thotë se do të shkojë në Best Buy apo Microsoft Store për ta blerë një kompjuter. Zgjidheni këtë situatë.”
  11. “Si do ta gjenit koston e këtij stilolapsi”
  12. “Një njeri thërret dhe ka një kompjuter që në fakt është si tullë. Çka do të bënit”
  13. “A jeni i zgjuar”
  14. “Cilat janë dështimet tuaja dhe çka keni mësuar prej tyre”
  15. “A ju ka ndodhur ndonjëherë të mos pajtoheni me vendimin e menaxherit dhe si e keni zgjidhur këtë situatë? Jepni një shembull specifik dhe shpjegoni mosmarrëveshjen, rezultatin final dhe si ai individ ju vlerëson juve sot.”
  16. “Pse duhet t’ju punësojmë juve”
  17. “Çka është më e rëndësishme, të rregullosh problemin e një klienti apo të krijosh një eksperiencë të mirë te klienti”
  18. “Pse Apple e ndërroi emrin nga Apple Computers Incorporated to Apple Inc.?”
  19. “Dukeni tip pozitiv, cilat gjëra ua prishin ditën”
  20. “Çka ju sjell sot këtu”
  21. “Cila ka qenë dita juaj më e mirë në 4 vitet e fundit? Cila ishte më e keqja”
  22. “Pse doni ti bashkoheni Apple dhe çfarë do t’ju mungonte nga puna juaj e mëparshme?”
  23. “Nëse hyni në një dyqan të Apple si klient, cila është gjëja e parë që ju bie në sy”
  24. “Çka do të donit të bënit pas 5 vitesh”
  25. “Si do ta testonit një toster”
  26. Si do ta testonit aplikacionin tuaj të preferuar”/arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme