Google ADS

Shokuese: Gruaja e zemëruar i djegë burrit flokët në mes të lokalit

10:05 | 29 Janar 2016
Arbresh.info

Edhe kjo ndodhë gruaja i djegë burrit flokët në mes të lokalit, transmeton Arbresh.info.
E gjithë video fillon me një bisedë ndërmjet burrit dhe gruas, të ulur bashkë në një banak.

Sipas pamjeve të videos, burri shihet duke i thënë gruas së tij diçka në vesh dhe më pastaj kthehet duke qeshur nga të pranishmit, të cilët ishin po ashtu të ulur në banak, ndërkohë që gruaja rri me duar në kokë e mërzitur.

Por vetëm disa minuta më vonë ndodhë e papritura, derisa burri qeshte dhe argëtohej me të pranishmit gruaja merr një shkrepës dhe djegë bishtin e flokëve të tij.

Ai i hutuar në bisedë duket se  nuk e vëren asgjë, deri në momentin kur flokët marrin flakë dhe me shpejtësi  arrin të shuajë zjarrin me duar.
Ndërkohë ai më pastaj largohet i tërbuar duke i thënë diçka të shoqes./Arbresh.info.

https://www.youtube.com/watch?v=a7qtJBDf_5Q

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme