Këtë muaj planetët Merkuri, Venera, Marsi, Jupiteri dhe Saturni mund të shihen nga toka me syrin tonë pasi ata do të shfaqen në një trajektore prej horizontit deri në hënë.
Kjo radhitje e fqinjve të planetit tonë do të mund të shihet prej 20 janarit deri më 20 shkurt.-transmeton arbresh.info
Dr. Tanya Hill, kuratore e lartë në Planetariumin Melburn tha për Australian Geographic se nëse nuk arrini ti shihni planetët gjatë këtij muaji këtë mund ta bëni edhe gusht të këtij viti dhe në tetor të vitit 2018.
Dr. Alan Duffy, hulumtues në Universitetin Suinburne në Melburn jep këshilla se si mund të shikohen më mirë planetët.
Meqenëse Merkuri do të shfaqet në horizont, gjeni një vend të hapur larg ndërtesave dhe pemëve të larta. Këshillohet distancë sa më e madhe prej dritave të qytetit.
Venera dhe Jupiteri duhet të shihen më me lehtësi dhe ngjyra e kuqe e Marsit po ashtu ka dritën e saj. Nëse e gjeni vetëm njërin prej këtyre planetëve ngrini dorën dhe të tjerët mund ti shihni të rreshtuar./arbresh.info
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...