Studimi më i ri i shkencëtarëve amerikanë nga Universiteti i Kalifornisë ka dëshmuar se vijat e trupit të zebrës nuk janë pjesë e kamuflimit më të mirë nga grabitqarët, sikur që është menduar më parë, por se ato shërbejnë për termorregullim.
Edhe pse shumë kafshë afrikane kanë trupin me vija, ato vija nuk janë aq të theksuara, sikur te zebra. Shkencëtarët tani thonë se ato vija u kanë ndihmuar zebrave që ta përballojnë vapën e madhe afrikane, transmeton gazeta Kosova Sot Online. Shkencëtarët kanë parë sesi vijat e zebrave ishin të dukshme për grabitqarët edhe nga një largësi prej 98 metrave, për çka teoria “e kamuflazhit” kishte rënë poshtë.
Renditja dhe forma e vijave në trupin e zebrës, thonë shkencëtarët, lidhet me rregullimin e temperaturës.
Thuhet se zebrat kanë formë të veçantë të ftohjes së trupit, meqë e tresin ushqimin më ngadalë, gjë që i ekspozon ato më shumë në diell. Për ta kontrolluar temperaturën trupore, vijat e zeza nxehen më shpejt, derisa ato të ftohtat më ngadalë.
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...
“Misioni ynë diplomatik në Bruksel hap dyert”, Rama: Kush ka...