Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) si asociacioni më i madh i komunitetit të biznesit në Republikën e Kosovës është shumë e shqetësuar me situatën aktuale politike në vend.
Situatë e cila si pasoj ka jo vetëm zvogëlimin e investimeve të huaja direkte por po ndikon edhe në bartjen e kapitalit dhe investimeve të kompanive vendore në vendet e perëndimit Gjermani, Austri, Zvicër dhe vendet tjera por edhe në vendet e rajonit.
“Situata aktuale politike po shprehet me efekte negative në lëmine ekonomike, sociale, politike dhe integrimit të vendit tonë në strukturat euroatlantike dhe mbi të gjitha është duke dëmtuar imazhin e Kosovës, pasi që po plason informacione mjaftë negative për dhe rreth Kosovës”, është thënë në një reagim të OEK-ut për media.
Sipas OEK-ut, kjo po ndodh në kohën kur vendet e rajonit kanë politika të koordinuara dhe planifikuara mirë dhe gjithanshëm për të tërhequr investitorët e huaj.
“Oda Ekonomike e Kosovës angazhohet për tejkalimin e situatës së tanishme me dialog dhe marrëveshje në mes të gjithë faktorëve relevant politik të vendit dhe për krijimin edhe implementimin e masave dhe reformave të nevojshme ligjore, që duke respektuar sundimin e rendit dhe ligjit zhvillimi ekonomik si prioritet i prioriteteve të institucioneve të Kosovës”.
Sarrazin: Kosova rrezikon izolimin për shkak të ndalimit të ...
Maliqi kërkon ndryshimin e udhëzimit administrativ që ndalon...
Kurti takoi përfaqësues të shoqatave të diasporës sonë në Ve...
Edon Zhegrova pushton sërish formacionin e javës në Ligue 1 ...
Samiti për të Ardhmen, Hasani: Shqipëria e përkushtuar ndaj ...
1,367 gjoba të shqiptuara brenda një javë në rajonin e Feriz...