Bazuar në IDC, një rekord prej 1.43 milionë telefona të mençur është arritur në mbarë botën gjatë vitit 2015, një rritje prej 10.1% në krahasim me vitin 2014.
Në tremujorin e katërt të vitit 2015, shitjet arritën në 399.5 milionë njësi, një rritje prej 5.7% nga periudha e fundit tremujore në vitin 2014, shkruan arbresh.info. Samsung udhëheq në tremujorin e katërt duke shituar 85.6 milionë pajisje në mbarë botën me 21.4% të tregut. Apple qëndron në pozitën e dytë me 74.8 milionë njësi të shitura brenda kësaj periudhe. Kjo ishte një rritje prej 0.4% më shumë se ajo në krahasim me tremujorin e katërt në vitin 2014. Në vendin e tretë qëndron Huawei me 32.4 milionë pajisje të shitura.
Ndërkohë, Lenovo zë pozitën e katërt në tabelë e ndjekur nga kompania kineze Xiaomi./arbresh.info
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...
Gjendja në kanalin e Ibër Lepencit, pas shpërthimit të mbrëm...