Google ADS

Hapet sot në Gjirokastër, shtëpia e restauruar e Kadaresë

06:43 | 28 Janar 2016
Arbresh.info

Restaurimi i shtëpisë së shkrimtarit Ismail Kadare, ka përfunduar prej pak ditësh dhe, për vizitorët, pritet të hapet nesër, në 80 vjetorin e lindjes së shkrimtarit, të përkthyer në më shumë se 50 gjuhë. Për restaurimin ka punuar arkitekti Agron Doraci i cili ka thënë se kur Kadare ka parë projektin, ka gjetur aty të gjitha përfytyrimet e tij.

“ Shtëpia e Kadareve, ka qenë mjaft e amortizuar pasi gjysmën e parë të shekullit të kaluar familjet gjirokastrite e humbën fuqinë ekonomike dhe familja Kadare, mundi të mbajë në këmbë gjysmën e banesës në pjesën veriore”- ka shpjeguar arkitekti. Në vitet e tranzicionit, shtëpia u dogj e u rrënua por sot, ka pamjen që duket në fotografi. A nuk do të donit të gjithë ta vizitonit?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme