10 njerëz të suksesshëm që e nisën karrierën në McDonalds

20:41 | 27 Janar 2016
Arbresh.info

Nuk është e pazakontë që puna e parë të jetë në McDonalds.-transmeton arbresh.info. Mund të jetë eksperienca e parë edhe e njerëzve të cilët do të marrin famë botërore dhe të bëhen shembuj që ju mund ti ndiqni.

Kompania ka punësuar shumë njerëz të cilët sot janë këngëtarë, aktorë dhe biznesmenë të njohur.

Ja lista e njerëzve më të suksesshëm që fillimisht punuan në McDonalds.

Rachel McAdams

“Nuk jam e sigurt pse më kanë mbajtur. Ëndërroj ditën dhe flas prandaj më linin të jem zëri i ëmbël që i mirëpret klientët që hyjnë në restorant”-u shpreh Adams për Huffington Post.

mcadams-getty

Jef Bezos

Themeluesi i Amazon.com ka punuar në McDonalds madje jo shumë kohë më parë e ka falënderuar publikisht kompaninë sepse thotë falë saj është mësuar si të përgatisë vezë.

jeff-bezos-getty

Sharon Stone

Është njëra ndër yjet më të famshëm të kinematografisë botërore mirëpo punën e saj të parë e ka pasur në McDonalds.

sharon-stone-getty

Pink

Pink nuk është shumë mirënjohëse për punën e saj të parë. Ajo thotë se ende ka makthe për punën që bënte në fast food.

“Nganjëherë ëndërroj se jam prapë aty. Pa para dhe duke punuar në Mc Donalds. Është një makth i keq dhe nuk do të doja të kthehem. Kam punuar fort për të arritur këtu ku jam sot.”-u shpreh Pink.

pink-getty

James Franco

Edhe pas roleve të tij në “Freaks & Geeks” dhe “Pineapple Express”, James Franco ka fjalë të mira për kompaninë. “Gjithçka di është se në atë kohë kisha nevojë për punë dhe McDonalds ma ofroi këtë. Këtë se bëri askush tjetër.”- u shpreh Franco.

james-franco-getty

Shania Twain

Para se të bëhet një artiste e muzikës pop dhe asaj country, ajo punonte në një McDonalds në Ontario.

shania-twain-getty

Carl Lewis

Fituesi i artë i medales Olimpike i është mirënjohës kompanisë për shprehinë e kohës.

“Koha është shumë e rëndësishme…nuk guxoje ti lejoje patatet të ftohen. Nëse isha 10 sekonda me vonesë nuk do të kisha medalje të artë sot.”-u shpreh ai.

carl-lewis-getty

 

Paul Ryan

Folësi aktual i Shtëpisë së Bardhë Paul Ryan e ka rikujtuar kohën kur punonte për McDonalds në atë kohë.“Menaxheri nuk besonte se i kisha aftësitë e duhura sociale për të punuar në banak por tash jam në Kongres.”-u shpreh Ryan.

paul-ryan-getty

Seal

Seal ka punuar në McDonalds për dy javë-mjaftueshëm sa për të marrë një rrogë.

seal-getty

James D’Arcy

Aktori anglez i cili portretizon agjentin Carter në Marvel derisa kishte punuar në McDonalds njëri prej klientëve e kishte kërcënuar atë me armë zjarri./arbresh.info

james-darcy-getty

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme