Ja çfarë personaliteti keni bazuar në fakultetin që keni zgjedhur

18:16 | 27 Janar 2016
Arbresh.info

Fakultetet e ndryshme tërheqin studentë me veçori specifike të personalitetit, sipas studimit të ri.

Për shembull njerëzit të cilët studiojnë për drejtësi apo biznes janë më pak të pajtueshëm dhe më të qetë se sa ata që studiojnë në fakultete tjera.

Psikologia Anna Vedel nga Universiteti Aarhus në Danimarkë mblodhi të dhëna nga 12 studime, 13,389 studentë në mënyrë që të përcaktojë nëse tipa të caktuar personaliteti shkojnë drejt degëve të caktuara.

Hulumtimi i saj titullohet “Dallimet e njerëzve të fakulteteve të ndryshme” dhe bazohet në 5 cilësi të personalitetit:

Nëse jeni student i Arteve apo Shkencave Humane keni nivele të larta neuroticizmi,transmeton arbresh.info, të ulëta sa i përket ndërgjegjësimit dhe mesatare për të qenë i shoqërueshëm.

Nëse studioni ekonomi, atëherë jeni shumë të hapur, nuk pajtoheni lehtë dhe keni ndërgjegjësim mesatar.

Nëse studioni juridik, jeni shumë të hapur, nuk pajtoheni lehtë, nuk hapeni lehtë dhe keni nivele mesatare të neuroticizmit.

Nëse studioni inxhinieri keni nivele të larta të neuroticizmit dhe ndërgjegjësimit, mirëpo jeni shumë të mbyllur.

Nëse studioni shkencë jeni të hapur dhe të shoqërueshëm, ndërsa mesatar për neuroticizëm.

Gjetjet e këtij studimi mund të përdoren në këshillimin e metodave të mësimit./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme