Të mbjellat në pronat e Kadri Avdullahut, në fshatin Henc i Fushë Kosovës, janë dëmtuar pothuajse tërësisht.
Rreth 700 euro humbje, sipas tij, i ka pësuar vetëm në arat e mbjella me grurë. Por reshjet e fundit thotë se kanë prekur edhe pemët dhe perimet, megjithëse jo në masë të madhe.
“Edhe 1 hektar e kemi të mbjellë me grurë. Hera e katërt që e merr uji. Kemi kërkuar me na ndihmu dhe po shpresojmë. Unë nuk punoj kërkun dhe e tërë familja varemi nga bujqësia”, ka theksuar Kadri Avdullahu, nga fshati Henc, raporton televizioni publik.
Për këtë bujk i cili varet vetëm nga bujqësia, ky është dëmi i katërt me radhë. Ai tregon se asnjëherë nuk i është kompensuar dëmi nga zyrtarët lokalë apo Ministria e Bujqësisë, raporton koha.net.
“Humbjet janë të mëdha. Prej këtij gruri nuk ka asgjë sepse është krejt i mbushur me ujë. Uji po hin prej Sitnicës, prandaj kisha kërkuar prej komunës që ta rregullojë atë kanal që të mos hyjë uji në ara dhe të na shkaktojë këto dëme kaq të mëdha”, ka shtuar Avdullahu.
Përveç dëmeve në kulturat bujqësore nga ndryshimet klimatike dhe reshjet e vazhdueshme të shiut, kanë pasur edhe pronat. Më e prekura mbetet komuna e Vitisë.
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...
Hoxha: 20% më shumë buxhet se viti i kaluar për Ministrinë e...