Nga: Daniel Fuchs
Debati mbi kriminalitetin e të huajve në thelb ishte një debat mbi Ballkanin. Për shkak të tij do të votojmë për Iniciativën për Zbatimin e Dëbimit. Por, çfarë u bë me «kriminelët» e atëhershëm kosovarë?
Zor se flet më dikush sot për kosovarët. Ata ia kanë dalë të hiqen nga titujt e gazetave. Kurse Iniciativa për Zbatim, për të cilën do të votojmë në fund të shkurtit, fëmija e një kohe, në të cilën po diskutohej furishëm mbi kriminalitetin e të huajve. Kjo iniciativë lidhet me Iniciativën për Dëbimin të SVP-së nga viti 2012. Sipas këndvështrimit të tyre, Parlamenti e ka relativuar kërkesën për t’iu kundërvënë të huajve kriminelë.
Me të huajt nënkuptoheshin «Jugo»-t. Para së gjithash numri i rritur i shqiptarëve nga Kosova që nga mesi i viteve të ’90-ta. Për çka bëheshin ata krej përgjegjës: Ata ishin të tërbuar me vetura, rrahës, parazitë dhe therës.
Këtë nxjerr arkivi zviceran i mediave për kosovarët, Ballkanin dhe Iniciativën për Dëbim në dy vitet para votimit për dëbim në fund të nëntorit 2010 – bukur 100 artikuj gazetash online. Nëse kërkon të njëjtat komunitete, në kombinimin e Iniciativën për Zbatim, për dy vitet e fundit gjen më pak se 20 artikuj. Çelësin për frikësim nga shqiptarët e Kosovës sikur e vuri pllakati me mbishkrimin «Kosovarët therin zviceranin» me rastin e Iniciativës për Imigrim Masiv në shkurt të 2014-tës.
Në vitet 1998 dhe 1999 kosovarët e arritën kulmin e shifrave të azilit në Zvicër për shkak të luftës në vendlindjen e tyre. Vitin e kaluar në Zvicër kanë aplikuar 40’000 veta për azil. Ndër të cilët shumë eritreas, afganë dhe sirianë.
Me festimet e vitit të rin në Köln, kur para së gjithash afrikano-veriorë duhet të kenë dhunuar gra, kosovarët janë hequr larg nga fokusi. A është ky një sinjal që shqiptarët kosovarë në Zvicër janë integruar dhe akceptuar? Një shqiptare kosovare, një albanolog dhe një studiuese, e cila e ka hulumtuar diasporën kosovare në Zvicër, përgjigjen.
Italianët e dikurshem
Ngjashëm si sot, një valë refugjatësh e krijoi terrenin për debatin mbi kriminelët e huaj. Si ‹punëtorë mysafirë› kosovarët kanë ardhur në Zvicër që nga vitet e ’60-ta. Ata ishin stinorë dhe këtu fitonin një para të mirë që mund t’ia dërgonin familjes në vendlindje. Me shpërthimin e luftërave ballkanike në vitet e ’90-ta numri i tyre u rrit në mënyrë të shpejtë. Këtyre iu shtuan para së gjithash refugjatë politikë. Dhe, në vitet rekord 1998/1999 mbi 50’000 kosovarë kërkuan azil në Zvicër. Shumica prej tyre tani më kishin të afërm në këtu.
Por, integrimi i tyre rezultoi i vështirë: Deri më sot, shkalla e kriminalitetit te shqiptarët e Kosovës në Zvicër është e lartë dhe niveli i arsimit i ulët. Për shkak të mungesës së kualifikimeve shumë prej tyre kanë ende vështirësi të zënë vend në tregun e punës.
Edhe familja e Kaltrina Ahmetajt kështu ndihej në fillim. Shqiptarja e Kosovës, sot 29-vjeçe, në Zvicër ka ardhur si 7-vjeçare. Bashkë me familjen e saj, vetëm një vit pasi babai i saj më 1993 e fitoi azilin politik. Babai Ahmetaj në Kosovë ishte një mësues i anglishtes politikisht aktiv, prandaj edhe përndiqej. Në fillim në Zvicër nuk gjeti punë.
Por Kaltrina Ahmetaj u përkrah dhe studioi komunikimin vizual në Cyrih dhe Basel. Ajo thotë që numri i studentëve me prejardhje shqiptare po rritet fuqishëm: «Studimet i kam filluar më 2008 në Cyrih. Qysh atëherë ekzistonte shoqata e studentëve shqiptarë në Universitetin e Cyrihut. Por atëbotë numri i tyre ishte vetëm dhjetë veta.»
Sot shoqata e studentëve shqiptarë në Universitetin e Cyrihut flet për 200 anëtarë. Shifra të ngjashme japin edhe shoqatat në Bern, Basel apo Freiburg. Dhe, albanologu dhe docenti në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Cyrih, Basil Schader, e mbështet vrojtimin e Ahmetajt: «Më parë nuk kam pasur kurrë studentë shqiptarë në PH, kjo ka ndryshuar ndjeshëm», thotë ai. Shumëkush është shkolluar si kuadër i infermierisë oapo në sektorin e tregtisë. «Aty njohuritë e shqipes përbëjnë një përparësi të madhe, sepse ato e mundësojnë qasjen edhe tek ata shqiptarë, të cilët nuk e zotërojnë ende mirë gjuhen e vendit.»
Shumë të rinjë shqiptarë të Kosovës kanë pasur një fat të ndryshëm nga Kaltrina Ahmetaj. Disa prej tyre kanë ardhur vetëm pasi lufta kishte filluar prej kohësh. Disa ishin të traumatizuar. Shqiptarët e Kosovës kishin vështirësi me shkollën dhe kërkimin e punës. Disa ngelën të papunë, rrëshqitën në asistencë sociale. Jo pak u kriminalizuan. Rastet e tërbimit me vetura, të gjakmarrjes dhe martesave të detyruara u kujdesën për tituj gazetash.
Dhe, kështu nuk shkoi gjatë, deri sa mori hov debati mbi kriminalitetin e të huajve.
Barbara Burri e ka analizuar popullatën kosovare në një studim për Federatën. E angazhuara në ndihmat për zhvillim është e martuar me një shqiptar nga Kosova dhe thotë: «Më parë një nam të keq e kishin italianët, më pas u bënë kosovarët. Këto gjëra ndryshojnë, italianët sikurse kosovarët kanë kaluar nëpër një proces të ngjashëm.»
Sirianët: Kosovarët e sotëm?
Burri ka besimin që kosovarët i janë afruar për një hap më pranë pranimit nga ana e zviceranëve. Sepse ata kanë kaluar një zhvillim, të cilin ajo e shpjegon si vijon: Përpara çlirimit të Kosovës më 1999, shqiptarët e Kosovës në Zvicër i kanë simpatizuar shumë fort lëvizjen e pavarësisë dhe me këtë edhe ushtarët e lirisë të UÇK-së dhe për përkrahjen e tyre kanë dërguar shumë para në Kosovë. Më parë ata e kanë financuar sistemin paralel të shëndetësisë dhe të arsimit.
Përafërsisht nga 2003-shi, kjo ndryshoi: Kosovarët në këtë kohë filluan jo vetëm të blejnë prona banimi, por shumë më tepër themeluan biznese, para së gjithash në sektorin e ndërtimit, të pastrimit dhe të hotelerisë. Për më tepër, ata u angazhuan në partitë politike në Zvicër.
Sipas albanologut Schader, shumica e kosovarëve janë integruar si është më së miri, çojnë një jetë pa rënë në sy dhe duke punuar. Shumë kosovarë ndërkohë janë natyralizuar. Disa shqiptarë të Kosovës tregohen më zviceranë se vetë zviceranët. Një vrojtim i studentes Kaltrina Ahmetaj: «Mua më bën përshtypje sesi ata në pritjet për fluturimin për në Kosovë në aeroport e mbajnë në duar me krenari pasaportën zvicerane.»
Kaltrina Ahmetaj popullatën e vet e sheh gjithnjë e më mirë të integruar. Edhe kur vë pikpyetje. Kështu, kosovarët në Zvicër qëndrojnë më parë me njëri-tjetrin. Kjo tregohet sidomos në zgjedhjen e bashkëshortit. «Vëllezërit e mi u dashuruan gjatë pushimeve në Kosovë, u martuan, pastaj gartë mund të vinin në Zvicër», rrëfen ajo. Dhe thekson që vet nuk do ta vendos prejardhjen si kusht për zgjedhjen e partnerit, por interesat dhe përfytyrimet e ngjashme për gjërat.
Jetën e saj e përcjellin dilemat për identitetin. Kështu, Kaltrina Ahmetaj ka menduar që për një kohë të kthehet në Kosovë. «Sepse arsyeja se përse prindërit e mi kanë ardhur në Zvicër ndërkohë nuk ekziston më. Lufta ka mbaruar, nuk përndiqemi më politikisht.» Por korrupsioni dhe papunësia janë të larta. Jeta atje është e zorshme dhe standardet nuk krahasohen me të këtushmet.
«Shumica e ka kuptuar që të ardhmen e kanë më parë në Zvicër, sepse në vendlindjen e tyre të vjetër si ekonomikisht, ashtu edhe politikisht pak po ndryshon për të mirë», thotë Barbara Burri, e cila e ka studiuar diasporën kosovare.
Kosovarët janë pajtuar me jetën këtu. Edhe zviceranët me kosovarët? Albanologu Schader shpreson që sirianët, eritreasit dhe afrikao-veriorët nuk i kanë larguar vetëm përkohësisht kosovarët nga roli i tyre i “fajtorit”. Dhe, që integrimi i tyre do të ketë sukses.
/Aargauer Zeitung/
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...
Hoxha: 20% më shumë buxhet se viti i kaluar për Ministrinë e...