Google ADS

BE dhe MTI monitorojnë bizneset përfituese të granteve

07:01 | 27 Janar 2016
Arbresh.info

Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizojnë një vizitë promocionale dhe monitoruese në terren tek përfituesit e programit të granteve për NVM-të.

Qëllimi i këtij projekti është të rrisë performancën, rezultatet, kapacitetet eksportuese, punësimin e NVM në Kosovë përmes sigurimit të një qasjeje alternative në financa përmes granteve.

Programi i granteve për NVM financohet nga BE dhe MTI dhe zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim. Vlera e këtij projekti është 4 milion euro ku BE ka financuar me 3 milion euro.

Vizita monitoruese do të filloj nga kompania “Pure Power SH.P.K ” në fshatin Babush, për të vazhduar të “Sela Impex SH.P.K. .” në fshatin Nikadin, pastaj kompania “NTP Avex” në fshatin Talinoc i Muhaxhereve si dhe kompania “Risi Company SH.P.K.” në fshatin Bibaj, të gjitha këto në komunën e Ferizajt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme