Reshje lokale shiu që paraqiten gjatë natës, vijojnë dhe mëngjesin e ditës së shtunë. Nga mesdita do të ketë edhe intervale me diell, ndërkohë që zhvillohen vransira vertikale që japin kushte për rrebeshe shiu e bubullima orëve të pasdites. Më vonë në mbrëmje mund të shpërndahen vransirat për intervale kthjellimesh. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare verilindore 4-8m/s. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 17C e 20C, e ato minimale pa ndonjë ndryshim zbresin në 10C e 12C.
Rrebeshe shiu po parashihen edhe ditën e diel, orëve të pasdites, porse nuk mungojnë intervale me diell. Nga dita e hënë vransirat shpërndahen, e po shfaqen kushte të motit më stabil, me kthjellime e intervale më të gjata me diell nga dita e martë. Temperaturat zbresin deri në 16C e 18C, nga dita e mërkurë shënojnë rritje deri në 20C e 22C. Minimalet në ndërkohë mund të zbresin deri në 3C e 4C, nën kushte të motit më të kthjellët. Erërat ndryshojnë drejtimin e frynë nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 4-11m/s.
Qarkullimi më i mirë ajror që po parashihet sidomos nga dita e diel, do të përmirësoj ndjeshëm cilësinë e ajrit. Indeksi në përgjithësi gjatë kësaj fundjave do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.
Gjykata Kushtetuese në Bosnje anulon ligjet “ruse” në Republ...
Ushtria amerikane dhe FSK forcojnë ndërveprueshmërinë e NATO...
Isco shpallet “Lojtari i Sezonit” në Conference League
Përplasje dhe tensione në Parlamentin e Shqipërisë, seanca e...
Gasperini pritet të marrë drejtimin e Romës
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë