Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi sot në Fier, kandidatët e “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ndërsa gjatë fjalës së tij u premtoi fermerëve se do të marrim mbi 200 milionë euro subvencione për çdo fidan, për çdo njësi prodhimi, për çdo kokë bagëti.
“Ju garantoj se Ballkani i Hapur do përfundojë në kosh të plehrave javën e parë të qeverisë tonë. Dhe se ju, o njerëz punëtorë, do keni një klimë tjetër suksesi. Qeveria, për ju që punësoni 500 mijë shqiptarë, për ju që jepni 20 për qind të prodhimit, do rikthejë paratë tek ju. Kredi të buta me 80 për qind të interesit të mbuluar nga qeveria, është zotimi ynë. 70 milionë euro do shpenzohen çdo vit për ujitje, për kullim, për mbrojtjen e tokës. Prodhimet tuaja do kenë mbrojtje sezonale. Made in Albania është krenaria jonë, prodhimet tuaja do jenë krenaria jonë. Shërbimet e ekstensionit do jenë falas, do mbulohen nga qeveria”, tha Berisha.
Kreu i PD-së tha se do t’u kthejë paratë fermerëve dhe do t’i vendosë njerëzit e punës dhe të drejtës, në një nivel me fermerët e Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Serbisë.
“Nafta do të ketë subvencionim identik me atë të këtyre vendeve. Dhe naftë nuk do shitet më me çmim plus/minus 10 për qind nga dallimi në çmimi në Maqedoni dhe Kosovë. Edi Rama merr për çdo litër naftë nga xhepat tuaj 1.1 euro. Ngarkesa fiskale mbi naftën do jetë e njëjtë me Kosovën dhe Maqedoninë. Pra, ne do jemi të drejtë me ju dhe do bëjmë gjithçka për suksesin e fermave tuaja, për komplekset agrobujqësore”, pohoi Berisha.
Diagnostikimi i sëmundjes së Alzheimerit së shpejti bazuar n...
Përleshje e ashpër mes tifozëve të Chelseat dhe Real Betisit...
Më shumë se 15 mijë shqiptarë u dëbuan nga vendet e BE-së më...
Shakira rrëzohet në skenë, pamjet bëhen virale
Pasi u intervistua nga Prokuroria, Kurti i del në mbrojtje P...
Trumpi urdhëron ndaljen e intervistave për viza për studentë...