Nga: Daniel Gros
Rivendosja e kontrollit të kufijve është një teatër i sigurisë, dhe jo një përpjekje për të ruajtur Europën të sigurt
Një tjetër projekt europian është i kërcënuar. Rreth dy dekada pasi kontrolli i kufijve u hoq sipas Marrëveshjes së Shengenit, – e cila tani përfshin 26 vende, përfshi dhe katër vende jo anëtare të BE – Gjermania ka rikthyer kontrollin e kufijve të saj me Austrinë, dhe Franca në kufirin e saj me Belgjikën. Kontrolli mendohet të jetë i përkohshëm, dhe pjesa më e madhe e kufijve vazhdojnë të jenë të hapur. Por Europa nuk ecën drejt hapjes së mëtejshme – dhe ky është një problem serioz.
Largimi nga një “Europë pa kufij”, i nxitur nga imazhet e refugjatëve në kufijtë e brendshëm, u fortifikua nga lajmet që ata që kryen sulmin terrorist në Paris muajin e kaluar erdhën nga Belgjika, dhe disa prej tyre mund të kenë hyrë në BE përmes Ballkanit, duke u shtirur si refugjatë. Nënkuptimi – i mbështetur nga shumë politikanë, sidomos ministrat e brendshëm – këtu është që ka një lëshim mes sigurisë dhe hapjes. Kjo nuk është e saktë.
Në fakt, rivendosja e kontrollit të kufirit duket se është shembull i “teatrit të sigurisë” – një politikë që synon t’i bëjë njerëzit të ndiejnë që diçka po bëhet. Por, në vend që ta bëjë Europën më të sigurt, tërheqja nga Shengeni do të pengonte luftën kundër terrorizmit, sepse shtetet do të detyroheshin të angazhonin burime të çmuara – mijëra policë, nëse marrëveshja do të hiqej krejt – për të kontrolluar dokumentet. Ato burime nuk do të kontribuojnë më direkt në hetimin e veprimtarive terroriste.
Dhe ato hetime kanë nevojë të përçojnë një lloj ndihme që është e mundur t’u jepet. Tek e fundit, objektivi – i identifikimit të një tufe terroristësh që fshihen mes miliona qytetarëve të rregullt, para se ata të kryejnë ndonjë veprim të dhunshëm – është i njëjtë me gjetjen e një gjilpëre në kashtë. Pranimi i logjikës së gabuar në rikthimin e kontrollit të kufijve është ndoshta arsyeja që zyrtarët e policisë e kanë diskutuar në fshehtësi çështjen. Duhet të kujtohet që kur pesë vende – Belgjikë, Francë, Gjermani, Luksemburg dhe Holandë – ranë dakord më 1985 (në fshatin Shengen, Luksemburg) të hiqnin kontrollin e kufijve, nuk e bënë këtë për kapriçio apo që dikush pati një vegim të madh. Sado simbolike që mund të ketë qenë marrëveshja, qëllimi i saj nuk ishte simbolizmi.
Institucionet e sigurisë të vendeve pjesëmarrëse e kishin kuptuar se ndalimi i njerëzve në kufijtë e brendshëm nuk i kishte ndaluar në frenimin e kërcënimeve të mëdha, si krimi i organizuar dhe tregtia e drogës. Shoferët e mauneve, që protestuan kundër pritjeve të gjata në dogana, ndihmuan në marrjen e kësaj iniciative. Por u desh dhe një dekadë tjetër bisedimesh të hollësishme, në përpjekje për të forcuar kufijtë e jashtëm të BE, që të arrihej në pikën, më 1995, ku kufijtë e brendshëm u hoqën vërtetë.
Vendi i vendeve jo anëtare të BE si Zvicra për t’u futur në Shengen tregon përfitimet masive, përfshi për sigurinë, nga mbajtja e kufijve hapur. Në vend që të kontrollonte masën e turistëve dhe udhëtarëve për biznes që hynin nga të gjitha anët, Zvicra vendosi t’i përqendronte forcat e policisë për hetimin e kërcënimeve të sigurisë. Duke u futur në Shengen, policia zvicerane fitoi gjithashtu akses në Sistemin Shengen të Informacionit dhe në qendra të tjera informacioni evropiane për të dyshuarit e krimit, vjedhjen e makinave, e shumë të tjera.
Sigurisht, sistemi Shengen ka të meta. Ashtu si eurozona, ajo filloi vetëm me një grup të vogël vendesh, prej të cilave të gjitha kishin të njëjtën qasje dhe kapacitet në zbatimin e ligjeve të përbashkëta, por shpejt mirëpritën shumë të tjerë, një pjesë e të cilëve, u mësua më vonë, nuk mundën t’i ruanin standardet e rëna dakord.
Në eurozonë, pabarazia në konkurrencën e pozicionit fiskal – që nuk u vunë re gjatë kontrolleve të sipërfaqshme – bazuar në kritere formale, që u kryen para miratimit të anëtarëve të rinj – çuan në krizën ekonomike të stërzgjatur. Në Zonën Shengen, paaftësia e disa vendeve për të mbrojtur kufijtë në mënyrë të mjaftueshme – për shkak të mungesës së kapaciteteve administrative (sidomos Greqia, po deri diku dhe Italia), së bashku me sfida gjeografike si vija bregdetare e gjatë e thyer – kanë dëmtuar besimin përballë krizës së refugjatëve.
Eurozona i përballoi krizat e saj për dy arsye. Një: një institucion i përbashkët, Banka Qendrore Europiane, kishte fuqinë të vepronte. Dy: disa shtete anëtare lëshuan diçka nga kontrolli i tyre mbi bankat, me qëllim që të ndihmonin stabilitetin e përgjithshëm të sistemit.
Që Zona Shengen të rezistojë, ajo ka nevojë të evoluojë në të njëjtin drejtim, duke krijuar një institucion të përbashkët përgjegjës për sigurinë e kufijve të jashtëm, ndërsa zbaton kornizën e sigurisë së brendshme. Në formën që është, mbrojtja e kufijve të jashtëm të Shengenit është në dorën e vendeve anëtare individuale, përfshi njërin, Greqinë, që po përballet dhe me një krizë ekonomike të rëndë. I vetmi operacion me shtrirje të gjerë evropiane që synon të ndihmojë në mbrojtjen e kufijve të jashtëm, Frontex, është i kufizuar në qëllim.
Europa ka nevojë për një rojë detare evropiane të vërtetë, me buxhetin, anijet dhe personalin e saj. Mesdheu duhet të parashikohet që do të mbetet sfida kryesore për sigurinë për shumë kohë, kjo për shkak të emigrimit të paligjshëm dhe afërsisë me vendet e trajnimit të terroristëve. Kjo i jep kuptim një roje bregdetare të re, e mbështetur me fonde të BE, për të filluar. Edhe një fraksion i vogël i buxhetit të BE do t’i tejkalonte shumë më shumë burimet që disponojnë vendet e veçanta.
Për më tepër, roja bregdetare evropiane do të ofrojë një instrument të lakueshëm për të akorduar burime sa më shumë të jetë e mundur në çdo moment të dhënë. Tek e fundit, edhe nëse kërcënimet e sigurisë mbeten të përqendruara në të njëjtën zonë bregdetare, sfidat më urgjente mund të ndryshojë me kalimin e kohës. Vitin e kaluar, problemi ishte Italia e jugut. Sot është Egjeu. Nesër mund të jetë diku tjetër. Europa duhet të përgatitet për çdo rast.
Nuk është e mundur që t’i kesh të dyja njëherësh, hapjen dhe sigurinë; e para mund të ndihmojë të dytën. Anëtarët e Zonës Shengen duhet të kuptojnë që arsyeja për heqjen e kufijve të brendshëm mbetet po aq tërheqëse sa edhe në fillim.
Autori është drejtor i Qendrës për Studime Europiane
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”