Ka filluar takimi i thirrur nga kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca me përfaqësuesit e partive politike parlamentare.
Qëllimi i këtij takimi është diskutimi rreth përgatitjeve për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila është planifikuar të mbahet më 15 prill, raporton Arbresh.info.
Lëvizja Vetëvendosje në këtë takim po përfaqësohet nga Albulena Haxhiu, Lidhja Demokratike e Kosovës nga Doarsa Kica Xhelili, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nga Muharrem Nitaj, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës nga Uran Ismaili, kurse nga Nisma po merr pjesë Mevludin Krasniqi.
Takimi po zhvillohet në ambientet e Kuvendit.
Vlen të përmendet se Lista Serbe nuk po merr pjesë në këtë takim./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Përgatitjet për seancën konstituive, PDK e LDK i shkojnë në takim Konjufcës
Trump: E kemi nën kontroll hapësirën ajrore të Iranit – s’kr...
“Pastrimi” thotë se Komuna e Prishtinës u zotua që t’ia pagu...
Balla pret djalin e Thaçit: Ish-presidenti krenar për epopen...
Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran
Mashtrime me subvencionet në bujqësi, BE gjobit Greqinë me 4...
Ushtria iraniane thotë se ka goditur qendrën e inteligjencës...