Një spektakël mahnitës ajo e fluskave që ngrijnë në temperatura mjaft të ulëta. Filmimet tregojnë procesin e formimit të kristaleve të ndriçuara nga lindja e diellit.
Xhirimet janë bërë nga fotografja Michelle Lynn Fritz nga Pennsylvania, në kopshtin e shtëpisë së saj.
Michelle ka përdorur fluskat e fëmijëve, duke i shtuar pak glicerinë për të krijuar qëndrueshmëri, para se ti përhapte në dëborën e ngrirë.
“Pashë në internet artin e ngrirjes së fluskave vitin e kaluar, dhe si fotografe që adhuroj lulet, më dha një ide se si të përjetoj dimrin.
Të fotografosh fluskat që ngrijnë është shumë e ndërlikuar, dhe është thelbësore të mos ketë erë ndërsa temperaturat duhet të jënë nën zero.
Nëse do të kishte erë, pjesa më e madhe e fluskave do të çaheshin, por isha me fat që nuk kishte erë dhe fluskat nuk u prishën, por dhanë një spektakël të bukur kristalesh”, rrëfen fotografja.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...