Ndërkohë që bota ishte në flakë si pasojë e Luftës së Dytë Botërore, në Britaninë e Madhe në zemrën Norwood Thomas parashutist nga SHBA, lindi dashuria për Joyce Morris me shtetësi australiane.
Një pasion i jashtëzakonshëm, që u nda nga lufta në momentin kur ai u nis në për një mision në Francë.
Që prej atij momenti ata nuk u takuan më. Ai u kthye në shtëpi ku u martua dhe krijoi familje, ndërkohë që ajo fluturoi sërisht në Australi.
Për 72 vjet nuk patën asnjë asnjë kontak, deri përpara dy muajve kur Norwood 93 – vjeç dhe Joyce 88 – vjeçare, u ritakuan në Skype, falë ndihmës së një prej djemëve të veteranit të luftës.
Nëpërmjet internetit ka rilindur sërisht dashuria për njëri-tjetrin. Por kur Joyce, e cila tani ka probleme me sytë, i kërkoi ish-të dashurit ta vizitonte në kontinentin tjetër, ai e pati të pamundur, kjo sepse nuk kishte mundësi të përballonte shpenzimet e udhëtimit me pensionin e tij.
Në këtë moment faqja që kishte mundësuar takimin e tyre online, realizuan një mbledhje fondesh për Norwood dhe Joyce, shkruan tvklan.al.
Falë këtij kontributit të shumë njerëzve, por dhe me ndihmën e një kompanie ajrore, 93 – vjeçari do të udhëtojë drejt Australisë për të takuar të dashurën e zemrës, pikërisht më 14 shkurt, ditën e Shën Valentinit.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...