Zbulohen bateritë pesë herë më të fuqishme se ato aktuale

13:30 | 25 Janar 2016
Arbresh Info

Të gjithë përdoruesit që kanë telefona të mençur  janë të pakënaqur me bateritë e tyre. Mund të jetë performanca e tyre jo e mirë apo shpenzimi i tyre i shpejtë, por sidoqoftë hulumtuesit kanë zhvilluar diçka të mirë në këtë fushë.

Një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve ka zhvilluar një bateri që mund të akumulojë pesë herë më shumë energji sesa bateritë e sotme të ndërtuara nga litium-joni, shkruan arbresh.info. Prototipi është quajtur “litium-air” sepse kur shpenzohet bateri liron oksigjen.

Dizjani aktual i baterive litium-air përdor perokside të litiumit. Kahu pozitiv i baterisë ka litium metali që reagon me oksigjenin në ajër duke akumuluar energji brenda lidhjes kimike, transmeton arbresh.info. Peroksidi i litiumit nuk është më efikasi pasi lidhet shumë shpejt me litium, prandaj hulumtuesit kanë kërkuar për një alternativë tjetër.

Ekipi ka zhvilluar një prototip të ri që në vend se të akumulojë energji në superoksidin e litiumit ai mund të prodhojë efikasitet më të madh dhe një kohëzgjatje të baterisë më të mirë. Një peroksid është një jon i një molekule oksigjen ku dy elektronike mungojnë derisa në një superoksid mungon vetëm një. Kur një bateri mbushet me litium atëherë ai bëhet një jon pozitiv  dhe lidhet me oksigjen. Kur është në përdorim atëherë litiumi dhe oksidi ndahen duke liruar energjinë e akumuluar.

Superoksidi i litiumit ka një përparësi tjetër madhështore, pra ai është një sistem i mbyllur si bateritë aktuale me litium në pajisje, shkruan arbresh.info. Të qenurit një sistem i mbyllur do të thotë që nuk kërkon shpenzim ekstra të oksigjenit apo largimin e komponentëve tjerë, kërkon vetëm të mbushet si çdo bateri tjetër që ne përdorim zakonisht.

“Ky zbulim hap vërtet rrugët për zhvillimin e mëtutjeshëm të baterive të reja”, tha Larry Curtiss, njëri nga bashkautorët e hulumtimit, transmeton arbresh.info. “Megjithëse duhet edhe më shumë hulumtim, cikli jetësor i baterisë është ai që ne jemi duke kërkuar./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme