Një anije me flamur kinez, e cila po transportonte eksploziv dhe armë drejt Kubës është ndaluar nga autoritetet kolumbiane.
Anija u ndalua të shtunën në bregun e Karaibeve në portin verior të Kartagjenës, bën të ditur Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Kolumbisë.
Në bordin e anijes janë gjetur rreth 3 milionë detonatorë, rreth 3 mijë predha dhe armë të ndryshme. Sipas dokumentacionit të anijes ajo duhej të transportonte produkte të drithërave, por ne fakt ajo transportonte municione.
Zyrtari kolumbian Luiz Gonzalez tha se dokumentacioni që posedonte kapiteni i anijes, nuk korrespondon me mallin që kemi gjetur në bord. Kapiteni Wu Hong është arrestuar nën akuzën për trafikim të armëve ndërsa anija po mbahet e bllokuar në port.
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?