Google ADS

Endrit Thaçi për vdekjen e gjyshit:Në muajt e fundit çdo minutë priste që babi të i’a hapte derën e spitalit

12:43 | 18 Mars 2025
Q L

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka ndarë një fjalim prekëse në lamtumirën për gjyshin e tij, Haxhi Thaçin.

Ai theksoi se i ndjeri nuk iu dorëzua dhimbjes dhe deri në momentet e fundit shpresonte të takonte të birin.

Ai shprehu keqardhjen që Hashim Thaçi nuk u lejua të merrte pjesë në ceremoninë e varrimit, por theksoi mbështetjen e madhe që familja ka marrë nga të gjitha trevat shqiptare.

Tutje ai tha se, “Gjyshi asnjëherë nuk u është dorëzuar dhimjes. Në muajt e fundit çdo minut priste që babi të ja hapte derën e spitalit. Vdekjen e shpejt të gjyshit e pam në sytë e babait.

“Gjysh as sot nuk jemi korit, fatkeqësisht babin nuk e lejuan ta jap lamtumirën e fundit sot. Por në vend të babit erdhën nga e gjithë Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina.”, tha ai.

Le ta ndjekim shembullin e tyre mbi fitoret e radhës. Lamtumirë gjysh prehu në paqe”, u shpreh në fund ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm