Google ADS

Spiropali në mbledhjen komemorative për Haxhi Thaçin: Faleminderit patriotit që na dha udhëheqësin politik, Hashim Thaçi

12:41 | 18 Mars 2025
E.G

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka bërë homazhe te arkivoli i Haxhi Thaçit, babait të ish-Presidentit Hashim Thaçi.

Në fjalën e saj, ajo tha se se Haxhi Thaçi është shembulli se si një njeri i thjeshtë mund të bëhet një atdhetar i madh, shkruan Arbresh.info.

“Haxhi Thaçi ky burrë i shtrirë para nesh është shembulli se si një njeri i thjeshtë mund të bëhet një atdhetarë i madh. Përkujdesja prindërore e këtij plaku i dha Kosovës një komandat dhe presidentin e pavarur të Kosovës. Faleminderit patriotit që na dha udhëheqësin politik, Hashim Haxhi Thaçin. Baca Haxhi në vend të Hashimit ne kemi ardhur të përcjellim të gjithë nga e gjithë Shqiptaria, të qoftë i letë dheu i Burojës dhe i gjithë Kosovës.”, u shpreh ajo./Arbresh.info/

 

Të ngjashme

Foto lajm