Google ADS

Arrestohet një person në Istog, kёrkohej për vjedhje të rёndё dhe pёrdorim të armёs

10:31 | 18 Mars 2025
E.G

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Istog i cili ishte i kërkuar.

I dyshuari D.A ishte shpallur nё kёrkim përmes kёrkesёs pёr bashkёpunim, i cili kёrkohej pёr veprat penale ‘vjedhje e rёndё’ dhe ‘pёrdorim i armёs apo mjetit tё rrezikshёm’ nga gjykatat kompetente, shkruan Arbresh.info.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Istog, me datёn 18.03.2025, nё kuadёr tё zbatimit tё planit operativ ‘arrestimi i personave tё kёrkuar’, sot me datёn 18.03.2025 rreth orёs 06:00, njёsitet e Stacionit Policor nё Istog, tё mbështetura nga Njёsiti pёr Reagim tё Shpejtё DRP Pejё, kanё realizuar njё operacion policor tё planifikuar pёr arrestimin e personit tё kёrkuar: • D. A. i lindur me 1985 I dyshuari ishte shpallur nё kёrkim përmes kёrkesёs pёr bashkёpunim, i cili kёrkohej pёr disa vepra penale nga gjykatat kompetente.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas arrestimit i dyshuari ёshtё intervistuar nga hetuesit dhe me urdhër të prokurorit, ёshtё ndaluar pёr 48 orё./Arbresh.info/

Të ngjashme

Foto lajm