Familja Thaçi nga Buroja ka hapur dyert për homazhe pranë arkivolit të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili ndërroi jetë më 16 mars.
Në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, ku po mbahen homazhet, që nga orët e para të mëngjesit kanë ardhur shumë qytetarë për të nderuar të ndjerin dhe për të shprehur ngushëllime familjes.
Në këtë ceremoni janë të pranishëm edhe familjarët e afërt, përfshirë bashkëshorten, djalin dhe nënën e të ndjerit.
Homazhet do të vazhdojnë deri në orën 12:00, pas së cilës do të mbahet mbledhja komemorative, ndërsa varrimi i Haxhi Thaçit do të bëhet në orën 15:00, në varrezat e fshatit Burojë, Skenderaj.
Ai vdiq disa ditë pasi u vizitua nga i biri, nën masa të rrepta sigurie të Gjykatës Speciale.
Që nga ngritja e aktakuzës nga Haga, Hashim Thaçi ka ardhur tre herë në Kosovë për shkak të sëmundjes së prindërve. Vizitën e fundit e bëri të enjten, duke qëndruar tre orë me babain e sëmurë, pas disa refuzimesh nga Haga.
Haxhi Thaçi, i cili vuante nga një sëmundje e gjatë, së fundmi ishte i shtrirë në QKUK për trajtim./Arbresh.info
Udhëtimi në Mars më 2026/ Kolonializmi hapësinor, Elon Musk:...
Chelsea nënshkruan me dy futbollistë të talentuar nga Sporti...
Ky është lumi më i ndotur në Evropë
Trump i jep Iranit afat 2-mujor për të arritur marrëveshjen ...
Doncic fton Daviesin te Real Madridi: Do të të jap fanellën ...
Netanyahu rinisi sulmet në Gaza, shpërthejnë protestat në Iz...