Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pas vendimit të Speciales për moslejimin e ish-presidentit Hashim Thaçi të marr pjesë në varrimin e babit të tij.
Me anë të një postimi në Facebook, Musliu tha se ky vendim nuk është drejtësi por është një akt i turpshëm që dëshmon se sa larg mund të shkojë kjo gjykatë, përcjell Arbresh.info.
Ndër të tjera, Musliu theksoi se ky vendim është një provë shtesë se Gjykata Speciale po abuzon me çdo vlerë njerëzore.
Postimi i plotë:
DHOMAT E POLITIZUARA të Kosovës në Hagë, edhe njëherë po demonstron forcën në vend të drejtësisë duke e penguar djalin të marrë pjesë në varrimin e babait të vet.
Kjo nuk është drejtësi, ky është një akt i turpshëm që dëshmon se sa larg mund të shkojë kjo gjykatë e cila po e turpëron drejrësinë në thelbin e saj.
Vendimi për mos ta sjellur Presidentin në varrim të babait të tij është edhe një provë shtesë se kjo gjykatë e turpit tonë kolektiv
po abuzon me çdo vlerë njerëzore.
Asnjë gjykatë dhe asnjë gjykatës i shitur për interesa puro politike nuk do t’ia dali të përbaltë çlirimtarët e kësaj toke.
Krenaria jonë do ta sfidon çdo prepotencë ndërkombëtare të kamufluar nën petkun e drejrësisë.
Ka ardhë koha që organi që e bëri te mundur këtë fars të drejtësisë nderkombëtare, ta ç’bëjë!
Jemi me Ty, President!
Zoti ta shtoftë durimin dhe të dhuroftë forcën për të përballuar dhimbjen për humbjen e babait tënd. Qendro stoik siç ke qendruar gjithmonë./Arbresh.info
Udhëtimi në Mars më 2026/ Kolonializmi hapësinor, Elon Musk:...
Chelsea nënshkruan me dy futbollistë të talentuar nga Sporti...
Ky është lumi më i ndotur në Evropë
Trump i jep Iranit afat 2-mujor për të arritur marrëveshjen ...
Doncic fton Daviesin te Real Madridi: Do të të jap fanellën ...
Netanyahu rinisi sulmet në Gaza, shpërthejnë protestat në Iz...