Ditën e sotme në Shqipëri do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në bregdet e pjesërisht në qendër do të ketë reshje shiu me intensitet mesatar.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 15 m/s e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 5 deri 20 °C
Në zonat e ulëta 4 deri 23°C
Në bregdet 10 deri 22°C
/rtsh.al/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...