Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i tronditur nga tragjedia që ndodhi në Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj u ka ngushëlluar familjarët e viktimave, ndërkaq të lënduarve u uroi shërim të shpejtë.
“Tronditës lajmi për tragjedinë në Koçan të Maqedonisë së Veriut! Ngushëllime të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre. Të lënduarve shërim të shpejtë. Qëndrojmë pranë popullit të Maqedonisë së Veriut në këtë ditë të rëndë për ta”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Mitsotakis telefonon Kryepeshkopin Joan, zbulohen detaje nga...
Thuram largohet nga grumbullimi i Francës
Moslejimi i Thaçit në varrimin e babait, Musliu-Shoshi: Ka a...
Musliu i reagon Speciales për Thaçin: Gjykatë e turpit, po a...
Komandanti i KFOR-it priti në takim Sorensenin, diskutuan pë...
“Ç’njerëzi”, Krasniqi reagon për moslejimi...