Google ADS

Kurti vizitoi Kullën e Mahmutbegollëve e cila është në fazën finale të restaurimit

16:00 | 14 Mars 2025
Q L

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vizitoi sot në Pejë Kullën e Mahmutbegollëve.

Ky objekt i trashëgimisë kulturore është në proces të restaurimit dhe aktualisht në fazën finale të saj, si pjesë e projekteve dhe financimit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në vlerën prej 271 mijë eurove. Punimet kanë filluar në korrik të vitit të kaluar.

Konaku është ndërtuar gjatë shekullit të XVIII dhe është aset i trashëgimisë kulturore në mbrojtje. Ky projekt është dëshmi e prioritetit të veçantë të qeverisë ndaj mbrojtjes së aseteve të trashëgimisë kulturore në rrezik dhe rifunksionalizimit të tyre./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm