Google ADS

Zjarr në malin e Moravës, favorizohen nga erërat e forta

18:47 | 13 Mars 2025
Q L

Një vatër zjarri është shfaqur në Malin e Moravës, në bashkinë e Devollit.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, barishte, ah me bimësi të shkurtër dhe një pjesë me lajthi. Situata momentalisht është e vështirë pavarësisht ndërhyrjeve të forcave zjarrfikëse dhe vullnetare, pasi flakët favorizohen nga era e fortë.

Ndërhyrja vijon ende nga shërbimi zjarrfikës ku ne terren po punojnë 7 prej tyre ndërsa po japin ndihmë edhe banorë të zonës./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm