Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka nisur takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Fillimisht, ai është mirëpritur nga presidentja Vjosa Osmani, me të cilën ka zhvilluar një takim, pas së cilit kanë mbajtur edhe një konferencë për media.
Përveç takimit me liderë shtetëror, Rutte do të vazhdojë takimet edhe me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani, ambasadorin e BE-së, Aivo Orav, shefin e EULEX-it, Giovanni Barbano e shefen e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh.
Ndryshe, Shefi i NATO-s ka thënë ditë më parë se stabiliteti në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi është në interesin e të gjithëve në aleancën ushtarake perëndimore, dhe se ai nuk sheh arsye të besojë se mund të ketë ndonjë ndryshim dramatik sa i përket përkushtimit amerikan në NATO./Arbresh.info
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi