Çdo cep i Prishtinës është mbushur me lule të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme, duke krijuar një atmosferë festive dhe plot ngjyra për Ditën e Gruas.
Sheshet dhe rrugët janë zbukuruar me trëndafila të kuq, karajfile të buta dhe shumë lule të tjera, që simbolizojnë dashurinë dhe respektin për gratë që e bëjnë botën më të bukur.
Ahmet Berisha, një luleshitës në Prishtinë tregon se lulet më të kërkuara për këtë ditë janë trëndafilat dhe ato që përmbajnë kombinime të bukura.
“Lulet më të kërkuara varet sepse dikush do buqeta të kombinuara, trëndafili është më i kërkuar karajfilet varet tash se çfarë kanë dëshirë më shumë. Blejnë dhurata varet se sa respekt kanë. Trëndafili është dy euro e gjysmë, karajfilet një euro e gjysmë ka lloje të ndryshme por varet”. tha ai.
Ndryshe, në Kosovë festa e gruas është kthyer në një simbol të veçantë për nënat dhe vajzat. Ato marrin dhurata nga fëmijët apo bashkëshortët, në shenjë mirënjohje dhe respekti./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Dugolli: Pse po tjetërsohet prona e Universitetit të Prishti...
E tmerrshme në Vlorë: Nëna përplas disa herë në tokë beben p...
Ata kanë gjithmonë ide origjinale, shenjat më kreative të zo...
Parashikimi i Motit për Vikend
Çfarë ndryshimesh mund të ndjejnë qentë tek pronarët e tyre?
Si të largojmë frikën nga fluturimi me aeroplanë?