Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj deklaratës së Këshillit Prokurorial dhe Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit lidhur me deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për mosparaqitjen e tij për të dhënë dëshmi në Prokurori Speciale.
Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu vuri theksin te mënyra se si KPK dhe ZKSh i janë drejtuar Albin Kurtit si kryeministër në detyrë, shkruan Arbresh.info.
“Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Kryeministri, Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë dhe se sot është data 4 mars dhe jo 4 shkurt. Fakti që i referohen si kryeministër në detyrë flet shumë”, ka shkruar Haxhiu.
Ndryshe, Këshilli Prokurorial dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit kanë deklaruar se zbatimi i ligjit nuk mund të keqinterpretohet.
“Me rastin e deklaratave të sotme publike të dhëna nga Kryeministri Albin Kurti, për mosparaqitjen e tij në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshmi në cilësinë e dëshmitarit, përkitazi me dyshimet për keqpërdorim të rezervave shtetërore, edhe pse Gjykata Themelore në Prishtinë kishte lëshuar urdhër për paraqitjen e tij në prokurori, Këshilli Prokurorial dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, rikujtojnë se zbatimi i ligjit nuk mund të keqinterpretohet sipas shijeve, interesave dhe nevojave ditore të Kryeministrit në detyrë, duke dhënë deklarata jashtë parimeve bazë të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.”, thuhet në reagimin e KPK-së dhe ZKPSh-së./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi