Produktet më të dashura që së shpejti mund të na zhduken

07:10 | 24 Janar 2016
Arbresh.info

Janë tetë produkte ushqimore, tetë shije që mund të zhduken për shkak të ndryshimeve klimaterike. Nëse do të ngrihen temperaturat edhe tre gradë më shumë ne mund t’iu themi lamtumirë çokollatës dhe whiskey-t. Por, a jemi gati t’iu themi lamtumirw produkteve mw tw dashur? Duket se çdo ditë e më shumë vijnë prova të mjaftueshme që i duhet kushtuar një vëmendje më të lartë temës së shumëpërfolur të ndryshimeve klimaterike. Sikur të mos mjaftonin miliona të dhëna që na vërtiten në kokë përditë, shifra e radhës që na kërcënon, mban numrin 8. Plot, Tetë. Ky përfaqëson numrin e kulturave ushqimore të destinuara që të zhduken për efekt të rritjes së temperaturave globale, të shirave gjithmonë e më sporadike e gjithmonë e më të dhunshme, të thatësirave të shumta të cilat po vënë përpara një rreziku të madh kultivimet e drithërave, kafesë, mjaltit dhe jo vetëm këtyre. Revista amerikane “Good”, e cila e ka trajtuar këtë çështje, ka vendosur të krijojë një listë të “most wanted foods&beverages”, ushqimet dhe pijet që së shpejti mund të kthehen në produkte luksi për tavolinat e gjysmës së botës. Ja cilat janë ato:

Kafeja- Më shumë se e dashur për masën e njerëzve kudo. Shoqëruese e mëngjeseve dhe ditëve në mbarë botën. Kafeja është një kulturë nga e cila shumica jonë zor se mund të hiqte dorë. E megjithatë, alarmi nuk mungon as për të. Plantacionet e kafesë në Brazil, Vietnam dhe Afrikë, për shkak të temperaturave gjithmonë e më të larta janë zhvendosur në lartësi më të mëdha. Sipas të dhënave, pasojat e pakësimit të produktit në treg, i kanë detyruar kompanitë e mëdha që operojnë në këtë tregun amerikan, siç është Maxëell House dhe Folgers, të rrisin çmimin e kafesë me 25% nga viti 2010 në 2011. E paimagjinueshme mbetet ideja e zhdukjes së pijes së njohur në mbarë botën, të konsumuar në qindra mënyra e në qindra shtete. Por, për fat të keq, tendenca e rrezikshme ka filluar. Disa kompani të mëdha amerikane kanë rritur çmimet e kafesë me 25 për qind, vetëm gjatë fundit të vitit të shkuar. Ndryshimet klimaterike, në fakt, po vendosin në një rrezik shumë serioz plantacionet që rriten në Brazil, Vietnam dhe disa hapësira të tjera prodhuese në kontinentin afrikan, duke i shtrënguar bujqit të shtyhen drejt postimit në lartësi gjithmonë e më të mëdha. Në një të ardhme jo dhe aq të largët, zakoni i mirë i të pirit kafe mund të zhduket. Në treg do të qarkullojë vetëm një sasi e vogël e saj, me një cilësi shumë të mirë dhe me një çmim shumë më të lartë. Kafeja mund të kthehet në një produkt luksi, që do të mbajë sigurisht një çmim të tillë.

Buka- Reduktimi në sasinë e ulët të bukës është bërë që tashmë një problem më vete. Thatësira në Rusi, përmbytjet në Australi, kanë bërë që çmimi i drithërave të rritet me galop. Por më e keqja nuk ka ardhur akoma. Sipas parashikimeve, çmimi i një produkti bazë, siç është buka, mund të rritet me minimalisht 90 për qind brenda vitit 2030. Gjatë këtyre 20 muajve të fundit, në fakt, mungesa e bukës ka arritur nivele vërtetë shqetësuese: midis temperaturave të larta, zjarreve në Rusi dhe përmbytjeve në Australi, brenda një viti, çmimet e drithërave pothuajse u dyfishuan, ndërsa të korrat vazhdojnë të dëmtohen. Mungesa e burimeve dhe të avancimit të spektrit në rritje të urisë duket se kanë qenë prapa trazirave në botën arabe. Ekspertët theksojnë që gjatë njëzetë viteve të ardhshme, buka mund të kushtojë 90% më shumë, ndërsa pak kompani të mëdha të grurit do të monopolizojnë të gjithë tregun, duke i imponuar atij ligjet dhe kostot e tyre.

buuu

Bourboni- Një whiskey i vërtetë ‘Kentucky bourbon’ për të qenë i denjë të mbajë një emër të tillë, duhet të vjetërsohet për të paktën një vit, pikërisht brenda këtij shteti amerikan që me klimën e tij i jep pijes një aromë të veçantë dhe ngjyrën e qelibarit. Rritja e parashikuar e temperaturave për njëqind vitet e ardhshme, do të ndryshonte rrënjësit mënyrat e konservimit të Bourbon-it, duke i çuar rezervat e mirënjohura në territore të tjera të Shteteve të Bashkuara. Ndërkaq, të pasionuarit pas ëiskey-t të famshëm, vetëm ideja e zhdukjes së tij ka filluar t’i shqetësojë shumë.

Çokollata -Nëse rritja e temperaturës së përgjithshme globale do të arrinte në tre gradë, fushat e kakaos në Gana dhe Bregun e Fildishtë do të katandiseshin në një hiç duke u shkaktuar probleme serioze ekonomive të brishta të këtyre vendeve. Në ndryshim nga kafeja, kakaoja nuk është e destinuar të zhduket, por kultivimet e saj mund të përqendrohen vetëm në cilësi shumë të privilegjuara, duke bërë që çmimi të rritet në shifra dramatike. Një tjetër studio, pak kohë më parë, kishte vënë alarmin e saj edhe midis të gjithë të apasionuarvre pas çokollatës. Prodhimet e kakaos në Gana dhe Bregun e Fildishtë, që janë furnizuesit e pjesës më të madhe të prodhuesve të çokollatës në botë, janë më të rrezikuarit nga ngrohja globale, ndërkohë që kërkesa për produktin vazhdon të rritet në mënyrë dramatike. Pasojat e gjithë kësaj do të ishin katastrofike për ekonominë e vendeve që e mbështesin zhvillimin e tyre pothuajse ekskluzivisht thjesht nga këto kultura. Dhe jo vetëm. Kjo do të ishte pa diskutim një humbje edhe për të gjithë ata që vështirë se do ta mendonin një botë në të cilën çokollata është luks që iu rezervohet vetëm pak vetëve.

cioccolato

Mjalti – Nëse në botë do të kishte më pak mjaltë, e gjithë industria e kësaj ëmbëlsie do të ishte duke vuajtur. Për fat të keq, një nga efektet më të dukshme të ndryshimeve klimaterike është pikërisht pakësimi i bletëve. Megjithatë, mbetet ende një shpresë për fatin e nektarit të ëmbël. Sepse bletët kanë një aftësi të pabesueshme për tu përshtatur me kushtet klimaterike, ndoshta edhe me ndryshimet ekstreme të temperaturave që priten. Mutacionet që po pëson klima po shkaktojnë një mori gjërash të paprecedent. Kësisoj, edhe prodhimi i mjaltit është në rënie. Të shpëtosh bletët, do të thotë të shpëtosh 76 për qind të prodhimit ushqimor botëror këtij prodhimi ushqimor të nevojshëm botëror.

Miele

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme