Departamenti i Shtetit i SHBA-së njofton se takimi mes delegatëve të SHBA-së dhe Rusisë në Riad ka përfunduar tani.
Takimi ka zgjatur më shumë se katër orë, duke përfshirë një drekë pune. Ndërkohë Ministria e Jashtme në Moskë ka publikuar disa foto të delegacioneve ruse dhe amerikane gjatë pauzës nga bisedimet në Arabinë Saudite.
Nga ana tjetër, Ukraina, e cila nuk ka qenë pjesë e tryezës në Riad, po bën lëvizjet e saj. Presidenti Volodymyr Zelensky ndodhet në kryeqytetin turk, Ankara. Kjo është vizita e tij e tretë në vend që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia pothuajse tre vjet më parë.
Ai do të takohet më vonë me Presidentin Recep Tayyip Erdogan, me të cilin do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 13:00 GMT (16:00 sipas kohës lokale).
Ai gjithashtu ka marrë pjesë në një ceremoni për hapjen e një ndërtese të ambasadës ukrainase, së bashku me gruan e tij, Olena Zelenska./Top Channel/
Psikologia e Big Brother VIP Albania sqaron të vërtetën: Riz...
Vdes në spital pas plagëve të marra në diskotekën në Koçan, ...
Ulen temperaturat, ky është parashikimi i motit për pesë dit...
AKB thotë se të shtunën është rritur shitja 10% në marketet ...
S’ka datë për certifikim rezultatesh, KQZ duhet të presë afa...
Bateristi 23 vjeçar i grupit DNK, në mesin e viktimave në zj...